Berisha: "Kemi rënë dakord, me Ramën, për heqjen e imunitetit"
Duhet të shembet 'muri' i imunitetit, janë të dy dakord, krerët e partive më të mëdha në vend. Të paktën kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha se 'në dy deklarata publike që ka bërë me Ramën, është rënë dakord që të shembet muri i imunitetit'. Ai e ka quajtur heqjen i imunitetit një nga zhvillimet më madhore dhe më të rëndësishme të 17 viteve të fundit. Ai ka vlerësuar edhe faktin që opozita është dakord më këtë çështje. "Kjo ujdi, ky konsensus përbën të dytin zhvillim madhor, pas ujdisë për sistemin e ri elektoral. E konsideroj këtë dëshmi të një maturimi real të sistemit tonë demokratik, dëshmi të një besimi tek sistemi ynë demokratik. Është një dëshmi e një vullneti të qartë publik për të vendosur para ligjit barazinë mes kryeministrit, ministrit dhe deputetit me qytetarin shqiptar"- u shpreh Berisha.