Berisha Kengetar i perkushtimit i dhimbjes dhe i dashurise njerezore

Vijojnë në kryeqytet aktivitet artistike kushtuar figurës së Migjenit në 100-vjetorin e lindjes së poetit. Shfaqja nën titullin ’’Migjeniana’’ solli interpretimin e solisteve në skenën e Teatrit te Operas dhe Baletit ndërsa është nderuar dhe nga kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij Liri Berisha.
Këngëtar i përkushtimit i dhimbjes dhe i dashurisë njerëzore e cilëson Migjenin shefi i qeverise gjate fjalës së tij para fillimit të shfaqjes.
Madhështia që mbartin vargjet e Migjenit erdhën në këtë shfaqje dhe me elemente kontemporane nën koreografinë e mjeshtrit të madh të skenës Agron Aliajt dhe me muzikë të Gjon Simonit.
Poezitë migjeniane, përmes muzikës dhe lëvizjeve dhe fjalës erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Migjeniana është spektakli kushtuar një prej figurave më të njohura në letërsinë shqipe që i rezistoi të gjitha kohërave, një shfaqje që rikthehet pas 5 vitesh në skenë. Solistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit kanë interpretuar shoqëruar nga muzika dhe nga proza e vargjet e të madhit Migjeni krijimet e të cilit u mëshiruan në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.