Një armatë plot kafshë

Edhe një film i vizatuar, përplot shaka dhe me një dozë antistres do të jetë në ekranin e DigiGolitd nga e hënë në të diel të javës së tretë të tetorit.
Pasi Ariu Boog largohet nga miqtë e tij, ai gjatë udhëtimit të tij takohet me një trupë cirku ruse dhe ndërron vendet me një ari që e takon aty.
Por kur cirku vendos të kthehet në atdhe, miqtë tanë të pyllit do të planifikojnë arratisjen më spektakolare që keni parë ndonjëherë.
“Open Season 3”, është njëra prej komedive më interesante të filmave të animuar që janë prodhuar në Hollywood këtë vit.
E shoqëruar me aventurë dhe humor të hollë, filmi është i realizuar në teknologjinë 3D të viteve të fundit, përderisa filmi ka të gjeneruar edhe kafshë me modelet e fundit teknologjike.
Në këtë pjesë, edhe karakteri i Boogut (luhet nga aktori Martin Lawrence), vazhdon të jetë një arush shumë i dashur që vjen nga parku, është i liruar nga egërsia dhe nuk është një gjuetar i mirë.
Kur mbetet vetëm pa Elliotin ((Ashton Kutcher), nevoja për shoqërinë dhe shpëtimin e tijn sidomos nga gjuetari Shaw (Gary Sinise) është më se e domosdoshme. Aq më pak kur ata janë miqtë e tij. Elliot në këtë seri është më qerrata në mënyrën së si sillet.
Pavarësisht hapjes së ngadaltë, në këtë rast nuk duhet harruar edhe tingujt interesant që bëhen në film, që ndoshta janë tingujt më të mirë që mund t’i hetojmë tek një kafshë. Këtu kemi të bëjmë me kujtesën në mes të së kaluarës dhe funksionimit të trupit tonë.
Të rinjtë nuk duhet të mendojnë se janë kaq me fat. Më e mira për publikun është që ta shohin këtë imagjinatë që paraqitet me një armatë të tërë kafshësh, duke filluar nga lepujt, kastorët, qelbësit, ketrat, drerët, etj të cilët e bëjnë këtë njërin prej filmave që në të ka shumicën e kafshëve që ekzistojnë në planet.
“Open Season 3” është një film që mund të shikohet nga të gjithë, madje edhe nga personat me moshë të rritur .
OPEN SEASON
Regjia: Jill Culton dhe Roger Allers; skenari: Steve Bencich, Ron J. Friedman dhe Nat Mauldin, bazuar në tregimin e Culton dhe Anthony Stacchi marrë nga tregimi i Steve Moore dhe John Carls; montazha: Pamela Ziegenhagen-Shefland; muzika: Paul Westerberg dhe Ramin Djaëadi; dizajner: Michael Humphries; producent: Michelle Murdocca; Distributor: Columbia Pictures. Kohëzghjatja: 100 minuta.
Zërat i huazuan: Martin Laërence (Boog), Ashton Kutcher (Elliot), Debra Messing (Beth), Gary Sinise (Shaw), Billy Connolly (McSquizzy) dhe Jon Favreau (Reilly).