Berisha Koalicion majtas e djathtas

Në fjalën e tij në mbledhjen e së enjtes të Kryesisë së Partisë Demokratike, lideri i kësaj force, kryeministri Sali Berisha ritheksoi edhe njëherë se PD do të shkojë në zgjedhjet e 23 qershorit me koalicionin më të gjërë në historinë e Shqipërisë.
Veç aleatëve tradicionalë të PD-së, Berisha tha se po zhvillohen negociata me parti të tjera në vend, të spektrit të djathtë e të majtë.
"Koalicioni është zgjeruar me Partinë Demokristiane dhe po zhvillon bisedime me parti të tjera të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë për të shkuar në zgjedhje si koalicioni më i madh”, tha Berisha.
Më tej kreu i mazhorancës iu rikthye sulmeve ndaj opozitës dhe pasi e quajti atë bllokuese, aludoi se aleati i vetëm i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës është Bamir Topi.
“Çfarë ndodh në kampin tjetër? Mosbesim dhe kaos i vërtetë. Për të mos thënë dorëzim përpara ditës vendimtare të betejës. Thirrje këtij dhe tij, aman bashkohemi se nuk fitojmë! A thua se të gjithë shqetësohen për karriket e Edi Ramës. Duket se i vetmi aleat që i ka mbetur është Bamir Topi. Ajo fjala që i tha mos u hiq i virgjër, nuk dmth se kanë fjetur në një shtrat, por kanë ngrënë në një çanak. ”, tha kryeministri duke ironizuar më pas një deklaratë të ish-presidentit Topi dhënë për Sokol Ballën në Top Story, ku ai rrëfen mënyrën se si u caktua President i Republikës në vitin 2007.
Një tjetër çështje në vëmendjen e kryeministrit, në takimin e tij të kryesisë së Partisë Demokratike, ishte ajo e bashkimit kombëtar. Bashkimi i shqiptarëve do të jetë një proces fatlum edhe për vetë fqinjët tanë. Nëse padrejtësitë historike na kanë ndarë në 5-6 shtete, kjo nuk do të thotë se shqiptarët do të jenë pjesë e 5-6 kombeve, pasi kjo do të sillte fundin e identitetit tonë”, deklaroi në fjalimin e tij kryeministri Berisha.
”Ne nuk kemi asnjë rivendikim territorial ndaj fqinjëve tanë dhe e vetmja gjë që dëshirojmë është bashkëpunimi. Por, ju siguroj se nuk jemi aspak të gatshëm të pranojmë dhe nuk do të pranojmë asnjë qëndrim albanofobik ndaj nesh”, shtoi Berisha.
Në fund u bë publik edhe slogani i fushatës së PD-së dhe aleatëve të saj, që është "Ne jemi ndryshimi"