E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Koalicioni do të quhet E djathta e bashkuar

Gazeta Shqip

Copy of frd1Mbledhja

Kryeministri mbledh Kryesinë e PD-së: Jo bllokimit të KQZ-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi Kryesinë e kësaj partie, për të diskutuar për koalicionet parazgjedhore.

Megjithatë, një pjesë të mirë të fjalës së tij, Kryeministri Sali Berisha ia dedikoi çështjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Berisha tha se Rama po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve dhe bllokimin e KQZ-së e përdor si justifikim për humbjen. Do të mbledhim në koalicionin tonë të gjitha partitë e spektrit të djathtë. Të gjitha partitë e spektrit të djathtë do të grupohen këto ditë në PD, ka deklaruar Berisha. Duke iu referuar fushatës elektorale, kreu i qeverisë e ka vënë theksin te risia e mazhorancës, që është bashkëbisedimi me qytetarët. Po zhvillojmë një fushatë elektorale të ndryshme nga herët e tjera. Për të gjitha çështjet e programit tonë po zhvillojmë bisedime me qytetarët, ka thënë Berisha. Kemi marrë sugjerime të vlefshme nga bisedimet e zhvilluara në të gjithë vendin. Programi ekonomik i PD-së ka për qëllim punësimin e qytetarëve në kushtet e tregut të lirë, ka vijuar ai. Në këtë drejtim, kreu i ekzekutivit ka vlerësuar edhe propozimet e dhëna nga partnerët politikë, bashkë me të cilët do të formohet, sipas tij, koalicioni i së djathtës së bashkuar dhe qendrës. Më duhet tju them se koncepti i zotit Rama që, një parti e koalicionit qeveritar kalon në anën e opozitës dhe mendimi i tij se tani është edhe opozitë edhe qeveri, është thjesht marrëzi. Kushtetuta e vendit e ka të përcaktuar se cila është qeveria dhe cila është opozita. Në të gjitha ligjet e vendit balanca e institucioneve të zgjedhjeve është balancë midis qeverisë dhe opozitës, u shpreh Kryeministri.

Berisha: Koalicioni do të quhet E djathta e bashkuar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›