Berisha: Koalicioni me LSI realizoi premtimet

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit të PD-së se koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim ka arritur të realizojë me seriozitetin më të madh premtimet e tij duke bërë të mundur integrimin. "Bëtë që në këtë koalicion të gjejnë veten idealet europiane të shqiptarëve. Koaliconi u quajt koalicioni i integrimit. Unë besoj se këtë kjo mazhorancë po e fakton çdo ditë", tha ai.
Sipas tij, koalicioni ka përcaktuar veprimtarëine tij në perspektivë afatgjatë në interesin e qytetarëve shqiptarë. Kryeministri u ndal edhe në zhvillimet ekonomike të vendit si dhe vendimet e fundit të mazhorancës për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ai pohoi se në një kohë që ekonomia botërore përballet me vështirësi serioze,nuk ka se si këto vështirësi të mos ndikojnë ekonominë shqiptare. "Por unë ju informoj se në atë çka është ekonomi reale, kjo ekonomi performon sot më mirë se çdo herë tjetër", pohoi ai.
Kryeministri tha se asnjë vend tjetër nuk ka shënuar rritje të eksporteve si Shqipëria, duke theksuar se ekportet e produkteve shqiptare janë 3-fishuar. "Eksportet Made in Albania për 6 mujorin e parë të 2010-ës janë rritur në 39 miliardë e 545 milionë. Në 6 mujorin e parë të 2009-ës ishin 15 miliardë e 270 milionë , pra janë trefishuar. Në total eksportet kanë arritur 81 miliardë e 751 milionë kundrejt 48 miliardë e 506 milionë që ishin vitin e kaluar", shpjegoi ai.
Duke iu referuar deklaratave të PS-së se qeveria ka bërë krim ekonmik me rritjen e pagave dhe pensioneve, Berisha tha se këto deklarata janë jashtë çdo lloj qendrimi opozitar. Ai i cilësoi ato si një
shpirtkazmëri të pashembullt . "Në vend t'i kërkosh qeverisë të bëjë rritje të rrogave dhe pensioneve, të shpallësh se përbën krim ekonomik, nuk e di si mund t'i dalësh para atyre qindra mijëra grave e burrave të thinjur e lodhur që marrin pension shumë më të vogël nga sa meritojnë. Ata u shkrinë një sistem barbar që çdo ditë e hedhin dhe e ngrysin me lot heshtje për pamundësitë që kanë", pohoi kryeministri.
Berisha pohoi se nuk po përdoret asnjë qindarkë nga kursimet për rritjen e pagave e pensioneve. "Nuk kemi prekur asnjë qindarkë nga kursimet e shqiptarëve për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ministri i Financave të paraqesë të gjitha të dhënat në Komisionin e Ekonomisë dhe deputetëve t'u bëhet disponibël i gjithë bilanci i të ardhurave në këtë 6 mujor", u shpreh Berisha.
Në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për ndeshjen Argjentinë-Gjermani të Botërorit 2010. Ai tha se ajo ishte ndeshja më e bukur që unë kisha parë ndonjëherë.
"Në dallim nga ju të dashur tifozë unë e kisha të lehtë sepse natyrisht Gjermania dëshmoi shkallën më të lartë të koordinimit dhe përgatitjes fizike , të një mbrojtje të pakapërcyesheme dhe sulmin më të suksesshëm që bëri që Argjentina me gjithë atletizimin e saj të shkatërrohej në fushë. Ky është një kampionat që po shkëlqen me rezultate të papara", tha ai. Berisha e cilësoi trajnerin e Gjermanisë, Lëv një magjistar.