Berisha: Koalicioni me Metën deri në 2021
Me anë të një konference për shtyp, Berisha theksoi se negociatat me LSI-në për kabinetin e ri qeveritar do të nisin më datë 2 shtator, ndërsa ka paralajmëruar se numri i ministrive nuk do të ndryshojë. “Zoti Meta, bëri fjalë për 2013, unë mund t’ju garantoj ju edhe për 2021. Ky është një koalicion i cili ka të gjithë maturinë, ekspertizën dhe vullnetin e hekurt për t’i dhënë vendit qeverisjen më të mirë dhe më eficente për të shtyrë përpara projektin e madh, ëndrën e integrimit evropian të shqiptarëve”- tha para mediave Berisha.
Gjatë konferencës, Berisha ka akuzuar Ramën se po hedh baltë mbi zgjedhjet vetëm për interesa personale të tij. “Edi Rama ka një qëllim të vetëm, të pengojë me sa të mundet lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Ai e di që muajt afërt që vijnë janë muajt e këtij vendimi. Ai nuk e ka problemin tek zgjedhjet. Ai po e përdor këtë për interes tmerrësisht të ngushtë personal, sepse zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhjet e para në historinë e këtij vendi, në të cilat sistemin zgjedhor e vendosi opozita dhe jo qeveria, ishin zgjedhjet e para në historinë e këtij vendi, në të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u zgjodh me konsensus të plotë, ishin zgjedhjet e para në historinë e këtij vendi që u zhvilluan me infrastrukturë bashkëkohore, më moderne të kohërave, ishin zgjedhjet e para, në të cilat çdo votë u numërua duke u fotografuar, filmuar dhe arkivuar në arkivin dixhital të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,”- tha Berisha
Megjithatë, kryeministri ka theksuar se do të bashkëpunojë me opozitën në Parlament “Unë edhe njëherë kam bindjen time më të thellë se ky është një kalkulim i gabuar dhe fatkeq i zotit Rama duke bërë një brutofigurë. Por nga ana tjetër unë kam bindjen më të plotë se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian dhe asnjë institucion nuk do të mendojë ndonjëhëerë të ndëshkojë apo të penalizojë një vend apo një komb për interesat personale të një personaliteti politik të atij vendi, jashtë çdo lloj konteksti“- theksoi Berisha.
Berisha është deputeti më i vjetër në Parlamentin e ri, çka sipas Kushtetutës duhet të drejtojë seancën e parë parlamentare, por gjatë konferencës, ai ka theksuar se nuk do të jetë ai drejtuesi i kësaj seance, për shkak siç theksoi kryeministri-për të respektuar ndarjen e pushteteve.