Dalai Lama hedh poshtë akuzat e Kinës
Lama theksoi se kishte një ftesë që ndodhej në Tajvan, dhe u shpreh i ndërgjegjshëm se kjo vizitë mund të përkeqësojë marrëdhëniet e ishullit me Kinën. “E di, vizita ime ndoshta do të sjellë tensione si shkak i keqkuptimeve, por është përgjegjësia ime që të bashkohem moralisht me këta njerëz të cilët po kalojnë një periudhë të vështirë”, u shpreh Dalai Lama.
Lideri tibetian ndodhet në Tajvan në një vizitë për të nderuar viktimat e tajfunit “Morakot”, i cili goditi disa vende të Azisë Juglindore duke shkaktuar mbi 500 të vdekur dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Por vizita e udhëheqësit tibetian, i cili kërkohet nga drejtësia kineze, është cilësuar nga Pekini si një vizitë që ka për qëllim bisedime politike me udhëheqësit tajvanezë.
Kina e cilëson Tajvanin pjesë të territorit të saj, pavarësisht se ky i fundit ka shpallur pavarësinë, veprim ky që ka sjellë mjaft incidente diplomatike, jo vetëm mes dy vendeve por me të gjitha shtetet të cilat kanë njohur pavarësinë e tij.