E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Konferenca e "Piktorit"për të shtrirë 20% në gjithë vendin

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANË - Kryeministri në ikje, Sali Berisha analizon konferencën "Shqipëria e gjeneratës së re", organizuar nga PS, fokusuar mbi urbanistikën, ekonominë, punësimin dhe rreziqet e zhvillimit.  

Berisha ka akuzuar se "jo mbajtja e premtimeve, por shtrirja e 20% në mbarë vendin dhe zhvillimi i trashëgimisë hoxhiste janë preokupimet më madhore të Piktorit!, si dhe "mbrojtja e trashegimise se Enver Hoxhes, babait te tij shpirteror, Hitlerit te shqiptareve, ishte qellimi tjeter madhor i takimit".

ANALIZA E PLOTË E BERISHËS 
Jo mbajtja e premtimeve, por shtrirja e 20% në mbarë vendin dhe zhvillimi i trashëgimisë hoxhiste janë preokupimet më madhore të Piktorit!

Piktori dështak mbylli sot konferencën ku përveç arkitekteve të miliarderëve të PS, morën pjesë arkitektët e studios së 35 katsheve te liqeni për të cilat Rama kishte kërkuar nga kompania ndërtuese 20%, arktitektet e shndërrimit të sheshit Skënderbej në piramidë. Nga punimet e saj del se konferenca pati si qëllime:

1- Licencën e Piktorit për shtrirjen e 20% në tërë territorin e vendit duke u marrë në kundërshtim me Kushtetutën kompetencat qeverive vendore dhe planet zhvillimore për tërë territorin.

2- Mbrojtja e trashegimise se Enver Hoxhes, babait te tij shpirteror, Hitlerit te shqiptareve, ishte qellimi tjeter madhor i takimit. 

Konferenca mbeshteti idene e Piktorit qe Piramida nga jashte te shnderrohet ne piste rreshqitjeje per femijet, gjithnje nen tingujt e kenges "xhaxhi Enver e ke gojen me sheqer". Kurse nga brenda ajo dhe vila e Enverit do sherbejne si tempull, faltore per piktorin dhe sojin e tij te neobllokmeneve e drejtues te PS. Vila e diktatorit do kete kujdestar te posaçem Koço Kokedhimen! sb"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›