E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, bashkia nderon Arvizu si"Qytetar nderi", PD-ja s'e miraton

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } ELBASAN – Bashkia e Elbasanit e drejtuar nga socialisti Qazim Sejdini ka vendosur dje t’i japë titullin “Qytetar nderi”, ambasadorit amerikan në Shqipëri, z.Alexander Arvizu  me motivacionin: “Për integritetin, humanizmin dhe lidershipin, si mik i vyer dhe i nderuar i qytetit, me kontribut në zhvillimin e komunitetit të Elbasanit dhe  në ndërtimin e urave të mirëkuptimit midis dy popujve tanë”.

Vendimi është marrë vetëm me shumicën e votave të këshilltarëve të majtë, sepse këshilltarët demokratë e kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit duke ndjekur vijën e drejtuesve të lartë të PD-së, si kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që ka dalë edhe hapur ditët e fundit, kundër qëndrimeve të ambasadorit Arvizu.

Interesant është fakti se aleatët e PD-së në këtë këshill e kanë votuar vendimin duke iu bashkuar iniciativës së këshilltarëve të majtë.
 
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›