Berisha Korrupsioni armiku me i madh i qeverise
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi diten e djeshme nje takim me Peter Eigen i cili eshte themelues dhe kryetar i Bordit Keshillimor te Transparency International. Eigen po e viziton Shqiperine me rastin e prezantimit nga Fondacioni Konrad Adenauer te perkthimit te librit te tij Rrjeti i korrupsionit. Gjate takimit kreu i qeverise shqiptare e njohu Eiger me perpjekjet e vazhdueshme dhe reformat e njepasnjeshme te ndermarra nga qeveria shqiptare ne luften antikorrupsion dhe rezultatet e prekshme ne kete drejtim. Ne fjalen e tij Kryeministri Berisha deklaroi se eshte e nevojshme fokusimi ne luften antikorrupsion ne fusha te caktuara. Fokus i vecante iu vu transparences ne sektorin e industrive nxjerrese e perpunuese te cilat jane temat e librit te paraqitur nga prof. dr. Eigen. Gjithashtu ne takim u nda i njejti mendim per rendesine themelore te rolit aktiv e te pavarur te shoqerise civile ne luften kunder korrupsionit. Kryeministri nenvizoi kontributin e qeverise ne financimin pa kushte nga buxheti i shtetit te Bordit te Shoqerise Civile per projekte me fokus kryesor luften antikorrupsion. Ai nenvizoi se cdo perpjekje per te forcuar rolin aktiv e te pavarur te shoqerise civile ne kete lufte eshte e mirepritur. Nga ana e tij Eigen vlereso masat e marra nga qeveria shqiptare per sa i perket luftes kunder korrupsionit. Gjithashtu ai vleresoi edhe reformat e marra nga e qeverise shqiptare duke shtuar se me ane te ketyre reformave Shqiperia se shpejti do te jete pjese e Bashkimit Evropian.