E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE rezolute per Shqiperine Nisni dialogun per zgjedhje me te mira

Bruksel 19 tetor 2011 NOA ndash Keshilli i Europes sapo ka miratuar nje rezolute per Shqiperine ku i kerkon partive politike te nisin urgjentisht dialogun dhe te bashkepunojne ne menyre konstruktive per arritjen e standardeve per zgjedhje me te mira.
Rezoluta u miratua gjate seances se Kongresit te Autoritetit Rajonal dhe Lokal ne Keshillin e Europes ku u diskutua per zgjedhjet vendore te 8 majit dhe rekomandimet per zgjedhje me te mira.
Pas miratimit te rezolutes per Shqiperine KiE i beri thirrje lidereve te partive politike shqiptare te tregojne maturi ne ecurine e metejshme te Shqiperise per integrimin ne familjen evropiane.
Gjate seances se Kongresit te Autoritetit Rajonal dhe Lokal te Keshillit te Europes u diskutua raporti mbi zgjedhjet lokale ne Shqiperi i hartuar nga raportuesi i Partise Popullore Volkram Gebel.
Ne kete raport thuhet se zgjedhjet lokale te 8 majit ishin shume te rendesishme dhe ato u zhvilluan ne menyre demokratike.
Sipas Gebel numerimi i votave u shoqerua me tensione dhe polaritet politik per shkak te interpretimeve te ndryshme lidhur me procesin.
Ne fund te raportit Gebel i beri thirrje forcave politike ne Shqiperi qe te nisin menjehere dialogun politik ne menyre qe te zhvillojne zgjedhje me te mira ne vend dhe te pakontestuara.
mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›