Berisha: Kosova, nj nga vendet m t sigurta n rajon

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp shprehu mirënjohjen ndaj ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara që udhëhoqi aleancën për një betejë vendimtare.
Shefi i qeverisë theksoi se clirimi i Kosovës erdhi si rezultat i një lufte të trimërisë, vetëmohimit dhe sakrificës së qytetarëve që u angazhuan për liri.
Kryeministri theksoi se kosovarët ia dolën të pushtojnë mendjen dhe zemrën e kombeve të qytetëruara dhe të sigurojnë mbështetjen e NATO-s.
Sipas shefit të qeverisë, Kosova është shndërruar në një nga vendet më të sigurta që prodhon paqe dhe stabilitet në rajon.