E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha të dëgjojë zërin e arsyes

Kryetari i PS-së Edi Rama i bëri thirrje kryeministrit Berisha të dëgjojë zërin e arsyes dhe t'i hapë rrugë transparencës së zgjedhjeve. Në një bashkëbisedim me gazetarët kreu i selisë rozë theksoi se opozita është e gatshme të bashkëpunojë për zgjidhjen e krizës.

"Berisha të dëgjojë zërin e arsyes dhe ta pranojë krizën duke fillluar nga transprenca. Ne jemi gati të merremi vesh për transparencën,për drejtësinë dhe ekonominë e vendit" theksoi Rama.

Rama gjithashtu i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të ndalë në vrapin e tij drejt greminës dhe të bëjë kompromis duke i hapur rrugë transparencës.

Më tej Rama ka theksuar se vendi është një krizë të thellë qeverisëse duke shtuar se shpreh shqetësimin për humbjen e llogjikës së qeverisë.

"Ekonomia po vuan si pasojë e mungesës së krizës dhe nuk zgjidhet kriza e demokracisë duke e mohuar atë theksoi Rama duke shtuar se kriza nuk zgjidhet duke bredhur me gërshërë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›