E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kreu i PS, sulm investitoreve te huaj ne Shqiperi

Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar qendrimin e kreut te PS-se ndaj investitoreve te huaj ne vend si rikthim te hijeve te se shkuares ku nuk pranohej kapital i huaj ne vend. Ne takimin e zhvilluar dje ne Patos, Kryeministri u shpreh se kompania qe u sulmua dje nga kreu i PS-se ne takimet ne Fier jep 200 milione dollare taksa ne vit. “Shoku i autobusit ka sulmuar sot ketu nje kompani te huaj, e cila i paguan shtetit shqiptar jo me pak se 200 milione dollare taksa ne vit, me te cilat do te ndertojme rruget, ujesjellesit, kanalizimet. Kjo kompani ka bere ne keto zona 800 milione euro investime. Te vish edhe te kercenosh kompani te juaja, nuk ben gje tjeter vetem se ringjall hijen e se shkuares”,- u shpreh Kryeministri, Sali Berisha. Ai shtoi se kapitali i huaj eshte i domosdoshem per zhvillimin e vendit. “Nuk ka vend ne bote qe e ben kete, as Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe jane zhvilluar pa investimin e kapitalit te huaj. Shoku i autobusit erdhi ketu dhe kudo qe shkon, nga xhamat e autobusit mavi, Shqiperia i duket mesjete’,- tha Kryeministri Berisha. Ne takimin e zhvilluar ne qytetin e Patosit, Berisha u ndal ne projektet kryesore te PD-se per mandatin e trete. Ai u shpreh se projektet e medha jane garancia per shtimin e punesimit. “Projekte te medha kane nisur dhe nisin se shpejti. Kaskada e Devollit filloi ndertimin dhe shume shpejt do merret vendimi per gazsjellesin Trans-Adriatik, i cili perfaqeson projektin me te madh energjetik te Evropes qe kalon neper Shqiperi edhe do te punesoje mijera qytetare. Me te do te filloje procesi i gazifikimit te plote te familjeve shqiptare”,- tha Kryeministri. Ai shtoi se me projektin TAP-in punesohen mijera qytetare, por njekohesisht ulet kostoja e jeteses. Kryeministri shtoi se vec projekteve ne infrastrukture, nje vemendje te madhe do te kete dhe zhvillimi i bujqesise. “Shqiperia dhe shqiptaret do te jete ne kete aspekt nje nga vendet e zhvilluara me gazifikim te plote. Ne jemi te sigurt se kater vitet qe vijne do te punesojme masivisht fermeret tane ne fermat e tyre. Ne financuam 45 mije fermere me grante dhe cilido qe del jashte Patosit do te gjeje financimin edhe efektin e ketij financimi ne cdo fshat e komune te Fierit”,- u shpreh Kryeministri. Lidhur me zhvillimin e bujqesise, Berisha tha se do te investohen 165 milione dollare ne kete sektor per te garantuar zhvillimin. “Dhe kemi vendosur te rimbursojme me para ne dore cdo fermer per akcizen e naftes, TVSH-ne per plehrat kimike, fidanet, duke ulur keshtu me 20 per qind koston e investimeve dhe te mjeteve te perdorura per prodhim”,- u shpreh Kryeministri, Sali Berisha.

“Rreth 90 per qind e shqiptareve marrin uje te rrjedhshem”

Kryeministri Berisha mori pjese dje ne inaugurimin e ujesjellesit Spitalle-Porto Romano, ne zonen e Durresit. Investimi me vleren e 101 milione lekeve eshte financuar nga ndermarrja e Ujesjelles Kanalizimeve Durres. Nga ky ujesjelles perfitojne uje 24 ore mbi 25.000 banore. Kryeministri Sali Berisha vleresoi projektin dhe u shpreh se kreu i PS-se, Edi Rama duhet te shohe dhe Shqiperine qe zhvillohet dhe s’duhet te jete mohues ne cdo qendrim. “Ftojeni shokun e autobusit mavi, te vije ketu, sepse deklaron cdo dite se jemi ne mesjete, jemi pa uje. Me duhet ti them ketij nihilisti se vetem pese vite me pare, me pak se 60 per qind e shqiptareve merrnin uje te rrjedhshem, sot 90 per qind e shqiptareve marrin uje te rrjedhshme, ende jo 24 ore, por cdo jave, cdo muaj, cdo vit po rritet numri i qytetareve qe po marrin uje 24 ore”, u shpreh kryeministri, Sali Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›