Rama: Konference nderkombetare per naften
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama premtoi dje ne takimet elektorale ne Patos dhe Roskovec ne Qarkun e Fierit se me ardhjen e opozites ne pushtet do te rilindet ekonomia dhe pasurite e nentokes dhe te perdoren me mire per qytetaret. Ai eshte ndalur ne ceshtjen e naftes duke u shprehur se PS-ja do te organizoje nje Konference Nderkombetare per Naften. “Qeveria e re do te organizoje brenda vitit, po ketu nje Konference Nderkombetare per te shpetuar naften, per te shpetuar sektorin e naftes nga grabitqaret dhe per t’ia kthyer kete pasuri te madhe ne forme mireqenie ketij populli, ketu ne Patos dhe popullit shqiptar. Ne nuk mund te pranojme qe 455 milione euro ne vit te humbasin nga keqqeverisja dhe nga korrupsioni me pasurite tona natyrore. Kjo eshte e papranueshme! Kjo eshte e padurueshme! Kjo eshte e denueshme dhe denojeni me vote ne 23 qershor!”,- tha Rama. Kreu i PS-se ka folur dhe cmimit qe ka marre dje Kryemisnitri Sali Berisha, nga Shoqata Tirana, duke u shprehur se Kryeministri aktual e ka rrenuar shendetesine. “Para pak oresh Saliu ne Tirane u dekorua nga vetja e vet me medaljen per vizion dhe reforma te shendetesise. Domethene, sipas atyre qe e dekoruan me urdhrin qe ua dha ky dhe sipas medaljes qe mori Kryeministri qe i ka bere shendetesise ate qe s’ia ka bere asnje regjim, asnje qeveri, asnje Kryeminister, i bie qe gjithe shqiptaret duhet te jene te lumtur me kete sistem shendetesor”,- u shpreh kreu i PS-se. Kryesocialisti u shpreh se vetem me ardhjen e PS-se ne pushtet do te marrin fund problemet e banoreve. “Shqiptaret ne 23 qershor do t’i japin fund kesaj tallje te madhe qe vazhdon prej vitesh ku nje grusht njerezish familjare dhe kliente te Saliut tallen me nje popull te tere, e grabisin perdite ne pasurite e veta. Grabisin naften, grabisin kromin, grabisin cdo gje qe Zoti apo natyra i ka falur ketij vendi nen toke dhe mbi toke dhe pastaj flasin tere diten me demek per te miren e njerezve”,- tha kreu i PS-se, Edi Rama. Duke u ndalur ne ceshtjen e shendetesise, Rama u shpreh se pretimi i PS-se eshte qe ky sherbim te ofrohet falas. “Nuk mund te lejojme qe nje vend i pasur si i yni te jetoje ne varferi. Ne do t’i kthejme popullit te drejtat mbi pasurite natyrore. Gjithashtu, ne do te bejme falas sistemin shendetesor per te gjithe”,- shtoi Rama. Kryesocialisti u shpreh se programi PS-se synon ndihme konkrete per kategorite kryesore te popullsise, duke ulur taksat.
“Jemi te vendosur te ulim taksat per 95 per qind te shqiptareve. Nga ulja e taksave do te perfitojne njerezit e zakonshem te ketij vendi. Gjithashtu, ne do te heqim edhe taksen e biznesit te vogel”,- u shpreh kreu i PS-se. Gjate fjales se tij, Rama ka kerkuar edhe voten e demokrateve me 23 qershor. Ai u shpreh se sot PD-ja nuk perfaqeson interesin e qytetareve. “29, eshte data e bekuar e clirimit te Shqiperise. Ne 23 qershor, me numrin 29 Shqiperia do te cliroje energji te jashtezakonshme, per te shkuar perpara dhe per te lene pas katragjyshin me antiplumb dhe politiken e tij te vjeter te rrenimit per te perfituar cdo dite ne kurriz te nje populli te tere. 23 qershori do te jete dita e madhe e shqiptarit te zakonshem”,- u shpreh kreu i PS-se. Ashtu si dhe ne takimet e tjera, Rama u shpreh se vota e qytetareve per PS-ne eshte vota per te patur ne krah qeverine. “U them te gjithe atyre qe jetojne me nje dyqan dhe qe jane anetar apo simpatizante te Partise Demokratike zgjidhni e merrni. Vota per Saliun do te thote mbytje ne borxhe per ju dhe familjen tuaj per te mbajtur ne qafe nje pushtet qe as nuk ju ka fare ne llogari. Vota per Partine Socialiste do te thote te keni qeverine ne krah, pa dallim dhe te clironi veten tuaj, me voten tuaj tek dyqani duke hequr taksen e biznesit te vogel dhe duke e bere zero”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama.