E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kryengritja jonë do të jetë vetëm paqësore dhe do të fitojmë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë në Krujë, ka theksuar se protesta e PD-së do të jetë paqësore, por e vendosur për të arritur sukses.

“Kryengritja jonë është paqësore, dhe është vetëm paqësore. Dhe në mënyrë absolute, ne do fitojmë! Kur them këtë, ja po ua them këtu fjalën e nderit, se siç i kapëm Aldo Barët e të tjerët ku ishin e ku s’ishin nëpër botë, do i kapim këta qeveritarë kudo që të shkojnë dhe t’i sjellim para ligjit,” tha Berisha.

Ai deklaroi se PD do të krijojë një agjencie të posaçme për gjetjen dhe konfiskimin e pasurive të zyrtarëve të lartë, duke akuzuar qeverinë për korrupsion

“Janë bërë miliarderë duke vjedhur shqiptarët.  Kanë zhytur 40, 49% të shqiptarëve në varfëri. Kanë larguar 45% të shqiptarëve nga vendi i tyre. Këto të këqija që i kanë bërë do i paguajnë. Natyrisht që, kryengritja jonë është paqësore, dhe është vetëm paqësore. Dhe në mënyrë absolute, ne do fitojmë!

Kur them këtë, ja po ua them këtu fjalën e nderit, se siç i kapëm Aldo Barët e të tjerët ku ishin e ku s’ishin nëpër botë, do i kapim këta qeveritarë kudo që të shkojnë dhe t’i sjellim para ligjit. Një agjenci më e fuqishmja do krijohet për gjetjen, konfiskimin e pasurive të tyre”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›