Berisha Kthimi tek diktatura deshtimi i sigurt i Edvinit

Kryeministri ka denoncuar keqperdorimin e mesazhit te Komisionit Europian nga ana e lidershipit te PS-se duke e cilesuar ate nje sjellje-karikature te Enverit si dhe nje perpjekje e deshperuar per te ndalur integrimin e vendit ne BE. Ai kujtoi se Komisioneri Fule ka kerkuar nisjen e pergatitjeve per zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ftoi opoziten te shfaqet bashkepunuese ne kete proces
Kryeministri Sali Berisha ne vijim te turit te tij dy ditor ne Jug u ndal ne Gjirokaster ku mori pjese ne inaugurimin e disa veprave publike investime te buxhetit te shtetit. Gjate nje konference per shtyp nga kalaja e qytetit te gurte Berisha krahas cekjes se tematikave si liberalizimi i vizave dhe investimet e qeverise komentoi edhe letren e komisionerit per Zgjerim Stefan Fule. Kreu i qeverise theksoi se opozita keqperdor mesazhin e nderkombetareve per te mos u bere pjese e zgjidhjes. Sipas kryeministrit letra e Fule eshte nje ftese per nisjen nga puna te hartimit te reformes se re zgjedhore. Ata te cilet perdorin letra ne mendjen e tyre si argumente per te mos u angazhuar ne zgjidhjen e problemeve gabojne shume rende. Ajo eshte nje leter e cila fton kompletimin e reformes zgjedhore u shpreh kryeministri.
Berisha informoi se kryetarit te opozites i eshte thene harto cdo amendament qe deshiron per zgjedhjet e ardhshme ne menyre qe te kesh sigurite me maksimale dhe qeveria ti votoje ato teresisht pa asnje modifikim me nje kusht qe te marre nje opinion ne Komisionin e Venecias apo nga OSBE/ODHIR. Kryetari i qeverise i ka ofruar kryetarit te opozites konsensusin maksimal total te paprecedent ne historine e Europes ku nuk gjendet kurre nje qeveri qe ti thote opozites merr shkruaj amendamentet dhe ti votoj une. Kete e bej se une udhehiqem nga respekti per opoziten. Kete mund ta bej po lepurin nga barku zotit Rama nuk mund tia heq te jem i sinqerte tha kryeministri.
Shefi i ekzekutivit foli edhe per vendimin e pak diteve me pare te Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Duke e cilesuar procesin po aq dhe nje pergjegjesi per qeverine shqiptare kryeministri u beri thirrje qytetareve te tregojne maturi duke respektuar afatet e qendrimit ne zonen Schengen pas marrjes se vendimit per liberalizim. Vendimi per heqjen e vizave eshte jo vetem liri levizjeje nga liri shqiptare ne liri europiane dinjitet i madh per ne qe 20 vite me pare ishim te rrethuar me klone e tela me gjemba por eshte edhe nje mundesi e jashtezakonshme per Gjirokastren Saranden e mbare vendin. Te gjithe ata te cilet do te lexojne se Shqiperia kaloi ne listen e bardhe te sigurise se per qytetaret shqiptare Bashkimi Europian nuk kerkon viza do te ndjehen tre here me te sigurt do kene deshire dy here me te madhe per te vizituar bukurite magjepsese te ketij vendi u shpreh kryeministri Berisha.
I pyetur nga gazetaret kryeministri foli dhe lidhur me projektligjin per Gjykaten Administrative duke ftuar dhe nje here kryetarin e PS te ndryshoje qendrim duke e votuar ate. Ne konference per shtyp kryeministri beri nje bilanc te investimeve te qeverise qe drejton per qarkun e Gjirokastres perkthyer ne shifra 62 miliard leke ose 17 here me shume se gjate qeverisjes se socialisteve. Brenda tre viteve tha ai do te kompletohet i gjithe rrjeti rrugor i ketij qarku. Me heret kryeministri inauguroi nje nga komplekset me te bukura te arkitektures sic dhe e cilesoi shtepine e antigonateve. Kryeministri garantoi se qeveria qe drejton mbetet e angazhuar te restauroje gjithe qendren historike te Gjirokastres.
Ne media ka dale letra e derguar nga komisionari per Zgjerimin Stefan Fyle. Si e komentoni ate
Ata te cilet perdorin letra ne mendjen e tyre si argumente per te mos u angazhuar ne zgjidhjen e problemeve gabojne shume rende. Ajo eshte nje leter e cila fton kompletimin e reformes zgjedhore. Kryetarit te opozites i eshte thene harto cdo amendament qe deshiron per zgjedhjet e ardhshme ne menyre qe te kesh sigurite me maksimale dhe qeveria ti votoje ato teresisht pa asnje modifikim me nje kusht qe te marre nje opinion ne Komisionin e Venecias apo nga OSBE/ODHIR. Kryetari i qeverise i ka ofruar kryetarit te opozites konsensusin maksimal total te paprecedent ne historine e Europes ku nuk gjendet kurre nje qeveri qe ti thote opozites merr shkruaj amendamentet dhe ti votoj une. Kete e bej se une udhehiqem nga respekti per opoziten. Kete mund ta bej po lepurin nga barku Edi Rama nuk mund tia heq te jem i sinqerte.
Si do te zgjidhet ngerci per Gjykaten Administrative. A e cenon kjo biznesin
Ajo qe ka ndodhur me kreret e opozites shqiptare ne raport me kete projekt une ju garantoj se nuk ka ndodhur ndonjehere ne ndonje vend tjeter ne historine e bashkepunimit te USAID-it dhe kjo eshte gjeja me e papranueshme. Agjencia Amerikane e Ndihmes dhe Zhvillimit Nderkombetar ka zbatuar ne kete vend me qindra e mijera projekte me nje total mbi 700 milion dollare qe te gjitha taksa te qytetareve amerikane dhurate per qytetaret shqiptare por te gjitha te bazuar ne nje vendim te qeverise amerikane dhe ne nje ligj te Kongresit Amerikan. Edi Rama me nje akt qe do ta quaja jashtezakonisht te papranueshem refuzoi te votoje kerkesen insistuese miqesore te nje ligji per te cilin eshte punuar me ekspertet me te mire amerikane dhe europiane dy vjet rresht. Zoti Rama e theksova dje dhe e theksoj serish gabon ne menyre fatale kur mendon se mund te mashtroje shqiptaret dhe se cdo simite qe nxjerr shqiptaret do ta pranojne. Ai u tha shqiptareve se nuk voton ligjin se nuk do ti beje dhurate Sali Berishes nje sistem drejtesie. E kam theksuar dhe theksoj se ky eshte ofendim qe ai u ben qytetareve shqiptare se ai besoj se keta qytetare mund ti mashtroje mund te shfrytezoje valet e ekraneve per ti mashtruar e tu thote cdo gje. Dua tju rrefej nje gje interesante. Vjet Presidenti Barack Obama iu drejtua Organizates se Kombeve te Bashkuara me nje fjalim shume te bukur. Pasi foli per rrezikun nuklear e terrorizmin u tha audiences se SHBA-te qendrojne shume pas lirive te njeriut drejtesise se pavarur e cila dua te jem i sinqerte ne rast se nuk do te ishte ne vendin tim nuk do te isha duke folur sot para jush. E verteta eshte se te mendosh se SHBA-te do te investonin parate e taksapaguesve te tyre per te ngritur ketu nje sistem te varur nga kryeministri ky eshte nje mendim jashtezakonisht naiv per te mos thene primitiv. Ate projekt SHBA-te po e ndertonin ketu per te luftuar korrupsionin. 4 vite me pare ne kemi rene dakord me qeverine amerikane qe projektet kryesore te Pragut te Mijevjecarit te adresohen ne luften kunder korrupsioni. Dhe u vendos prokurimi elektronik taksa elektronike sporteli i vetem per regjistrimin e biznesit qe te gjitha kane dhene nje renie dramatike te korrupsionit dhe Gjykata Administrative. Kjo sepse kur shkon nepunesi dhe i kerkon para biznesit nese do te kete Gjykaten problemin biznesi e zgjidh duke mos i dhene asnje qindarke por ne Gjykate. Gjykata ishte per ti dhene fund arbitraritetit. Me duhet te them se kete vendim e mbajti absolutisht ne besnikeri te verber te eterve te tij sepse te kthehet nje vendim ndihme bujare per qytetaret shqiptare te taksapaguesve amerikane te votuar nga qeveria e Kongresi Amerikan me pretendimin se po i dorezon drejtesine Sali Berishen vetem eterit e tij shpirterore mund te perdorin brockulla te tilla per tu justifikuar. Perkundrazi eshte shembelltyra qe e lejon te marre vendime te tilla qe e lejon te prese ndihmat per qytetaret shqiptare sepse realizimi i ketij projekti ben te mundur Statusin Kompakt i cili do te thote qindra milion dollare ndihma per infrastrukturen per qytetaret shqiptare. Se dyti po te behej kjo Gjykate ta harroje se do ti paguante kush 20 per qind lepujt merrnin fund nuk kishte me seksere te shkonin dhe tu jepnin 20 perqindeshin per bashkine sepse do tu thoshin jam ne ujdi me pronarin e tokes dhe je i detyruar te me japesh lejen per zhvillim dhe shkon ne gjykate. Ne Tirane nuk jepen lejet mbahen ne xhepa dhe pasi fillon ndertimi ne perputhje me kontraten qe ndertuesit kane me pronarin atehere u shkojne lepujt dhe u thone qe te vazhdoni me tutje duhet te paguani 20 perqindeshin. Sepse po tua thoshin qe ne fillim tjetri do te hezitonte. Apo sic eshte edhe puna e 35 kateve. Ndaj ky perben nje akt jashtezakonisht te papergjegjshem. Por une jam ketu edhe nje here per ti bere thirrje ta votojme ligjin me urgjence. Ju garantoj se qeveria e SHBA-ve nese do kishte verejtjen me te vogel per ligjin do ti thoshte qeverise shqiptare se ekspertet kerkojne qe ligji te kete 1 2 3 apo 4 ndryshime por nuk na eshte kerkuar zyrtarisht asgje e tille. Jam une qe i kam percjelle ambasades amerikane qendrimin tone qe Edi Rama te paraqese cdo amendament per kete ligj ne ia votojme. Por Edi Ramen e ka mendjen tek eterit shpirterore d.m.th tek ajo shtepia qe shikoni aty poshte ne Gjirokaster. Ai u qendroi besnike eterve nuk mund ta bente kurre ate nuk mund ta bente pas 20 vitesh pas qindra e mijerave projekteve te suksesshme. Kjo eshte e papranueshme.
Ne minoritet flitet per lidhjet tuaja me strukturat politike brenda PS-se dhe akuzoheni se mbeshtesni nje krah te PS-se. Si e komentoni kete
Ju ishit dje me mua ne Dervican dhe aty ishte i gjithe minoriteti i te gjitha bindjeve socialiste demokrate te Omonia-s te PBDNJ-se. Askush nuk i nxori me detyrim por respekti i tyre per kete qeveri e cila po investon ne minoritet me shume se te gjitha qeverite e tjera te marra se bashku e cila po punon me ndershmeri te madhe qe te kete nje infrastrukture moderne ne kete zone ne menyre qe minoritaret te kthehen e jo te ikin. Minoritaret e jo vetem ata por te gjithe shqiptaret kane nevoje jetike per levizje te lire e kjo enderr po realizohet per shkolla energji elektrike qe te jetojne si njerez dhe ne kete po bejme per rroga e pensione dhe nuk ka qeveri tjeter qe ti kete rritur me shume sesa kjo qeveri. Ndaj ishte i gjithe Dervicani atje. Ata ishin atje se gjejne mbeshtetje te qeveria. Ne respektojme totalisht dhe teresisht lirite politike te shqiptareve. Spiro Ksera eshte bashkepunetori im i vjeter e nuk mund te them se Spiro Ksera u be minister per inat te ketij apo atij.
Kryetari i bashkise se Himares Vasil Bollano deklaroi ne media se nuk perjashton mundesine rikthimit ne koalicion me PD...
E ke pare si eshte bere Bregu Ai e kupton se ku jane interesat me te medha te qytetareve qe perfaqeson por ne menyre absolute nga ana ime ka vetem nje nderhyrje ne rruge ujesjelles kanalizime shkolla investime rroga e pensione.