E Diel, 1 Nëntor 2026

Cfare perfaqeson sot karteli i opozites

11-10-2010 / Redaksionale

Te gjendur perpara faktit te kryer - qe Partia Socialiste do te rifillonte protestat - aleatet majtas dhe disa politikane renegate iu bashkuan frontit te vetequajtur opozita e bashkuar. Formacioni me i ri politik ka nje si manifest te kondensuar ne ardhjen ne pushtet nepermjet nje agjende destabilizimi. Ajo ndeshet me filozofine e maxhorances e cila ka nje agjende integruese.
Mirepo eshte e papranueshme qe agjenda europiane te ndryshohet nga politikane ekstra-parlamentare te gjendur me dashje apo pa dashje jashte sistemit parlamentar. Parlamenti ka nje rol kryesor ne shtetin demokratik. Parlamenti eshte forumi i kombit. Eumlshte aty ku pikepamjet e ndryshme te nje shoqerie artikulohen haptazi dhe ku behen rezoluta shpesh shoqeruar me debate te nxehta dhe pasionante. Dhe te jesh nje anetar parlamenti eshte ne te njejten kohe privilegj dhe pergjegjesi per secilin prej nesh. Ndoshta me e rendesishmja nga te gjithe keto pergjegjesi eshte ti kerkosh llogari qeverise permes pyetjeve debateve dhe kontrollit te detajuar te politikave e propozimeve legjislative dhe jo gjyqit popullor me konferenca shtypi.
Sido qe te jete eshte e lehte te konstatosh se karteli i opozites sot perfaqesohet nga njerez qe nuk kane mandat popullor pasi nuk jane deputet. Po ti krehesh ne statusin e tyre konstaton se Edi Rama nuk eshte deputet ashtu si Skender Gjinushi qe nuk eshte deputet gjithashtu Paskal Milo nuk eshte deputet as Nard Ndoka nuk eshte deputet po keshtu Spartak Ngjela nuk eshte deputet sikurse Veliaj nuk eshte deputet kurse Dule eshte deputet ne minoritet. Jane te gjithe kinse politike me prirje anti-sistem parlamentar pasi sperfaqesojne asnje elektorat ne Oden e demokracise shqiptare te krijuar 98 vjet me pare. Eumlshte krejt normale qe njerez qe sovrani i ka lene jashte parlamentit te kene nje agjende tjeter jashte salles se reformuar te Kuvendin e demokracise.
Tash sa kohe ketij vend i mungon opozita reale. Karikatura e sotme eshte proto-politike ndash qe funksionon sikur te ishte ne epoken e gurit pse mendon se ai qe bertet me fort ka te drejte. Opozita nuk po kupton se vendi ska kohe per te humbur pas nje agjende kundershtuese qe harxhon energji aq te nevojshme ne arritjen e standardeve jo vetem ligjore por edhe etike dhe shoqerore. Kur opozita mungon te interesohet per cilesine e jetes se perditshme dhe merret kryesisht me hallet e lejeve te kartelit te ndertimit ka dicka qe e parakalon demokracine sepse kthehet ne nje oligarki zhvatese me etje per para ne dem te se Mires publike. Po ashtu aq rrallehere opozita shqiptare perqendrohet ne ceshtje qe u interesojne qytetareve saqe ne te shumten e rasteve ajo degdis akuza per interes partiak lexo kuti votimi apo leje ndertimi. Assesi ajo skupton se interesi i vendit eshte me i rendesishem sesa profili i nje partie.
Me kryesimin e opozites nga Partia Socialiste ky koalicion opozitar eshte profilizuar si nje gjenerator i driteshkurtesise pse dallohet qartesisht se asaj i mungon vizioni i se ardhmes sepse ajo vazhdon te mbetet peng i se shkuares. Partise Socialiste e sekuestron te ardhmen e qytetareve per nje jete vetjake me te mire. E corientuar per te ardhmen ajo mbetet e orientuar nga e shkuara. Edi Rama eshte nje hap prapa jo vetem me komunitetin kombetar por edhe me ate nderkombetar. Nje hap prapa eshte etiketimi mysafiri turk i Presidentit te Asamblese se PE-se i cili u shpreh se opozita nuk ka zbatuar asnje rekomandim te rezolutes se PE-se. Nje tjeter hap prapa eshte mosvotimi i Gjykates Administrative nje investim i drejtperdrejte i taksapaguesve amerikane. Eumlshte politikisht dhe moralisht e pajustifikueshme qe Edi Rama dhe krejt opozita te sforcohen ne nje rezistence militare si tek Shkretetira e Tartareve te Dino Buxatit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›