Berisha: Kufizimi i imunitetit, ngjarje historike

Kryeministri Berisha e ka cilësuar si ngjarje historike votimin në Parlament të ligjit për kufizimin e imuniteti. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se dje u kurorëzua me sukses të plotë një betejë e drejtë, e ndershme dhe jo partiake.
"Sot në historinë e këtij kabineti në 20 vjet është një ditë shumë e veçantë. Ministrat u ulën për herë të parë defakto si qeveritar pa imunitet, dejuro do të jetë pasi të hyn në fuqi votimi I djeshëm në parlamentin shqiptar dhe ky është një votim historik. Dje u kurorëzua me sukses të plotë një betejë e drejtë, e ndershme, jo partiake 10-vjeçare. Një betejë të cilën e nisën në kohën kur ishim opozitë, e nisëm në një kohë kur nuk flitej për status nga askush përveçse ndërgjegjes sonë. Kjo betejë ka qënë e gjatë, e vështirë por pati dje kurorëzimin më të sukesesshëm” shtoi Berisha.
Berisha:Dënim maksimal për vrasësit e policëve dhe për vrasjet për hakmarrje
Kryeministri Berisha gjithashtu kërkoi që t`i dërgohet parlamentit ligjii i cili përcakton dënimin maksimal për vrasësit e punonjësve të policisë dhe ata të cilët vrasin për hakmarrje. Ndërsa i është referuar vrasjes së kryekomisarit Ademi Tahiri , kryeministri Berisha theksoi se ndryshimi i ligjit është i domosdoshëm ndërsa shtoi se shpreson që edhe opozita ta votojë atë. "Të ngresh dorë kundër dhe të ekzekutosh një njeri që po të kontrollon, një njeri që po bën detyrën meriton ndëshkimin më maksimal. Ne s`kemi dënim kapital po kemi ndërshkim për jetë. Unë mendoj që ky nen duhet të dërgohet sa më parë në parlament pasi është një mbështetje e madhe që policia e shtetit meriton” theksoi Berisha.
Kryeministri gjithashtu ka akuzuar edhe ish-presidentin Topi se ka ndërhyrë për lirimin e vrasësit të kryekomisarit Adem Tahiri ndërsa ka vlerësuar punën e bërë edhe nga Gjykata e Krimeve të Rënda. "Unë dua t`ju informoj se shkalla e zbulueshmërisë së krimit është absolutisht e niveleve më të larta që mund të ekzistojë. Kjo shkallë goditjeje është e niveleve më të larta. Policia para së gjithash vlerësohet me shkallën e reagimit të saj, vlerësohet me shkallën e zbulimit. Natyrisht një problem madhor dhe i tmerrshëm është krijuar gjatë këtyre viteve të fundit në raste të caktuara nga organet e drejtësisë. Duke shprehur vlerësimin për gjykatën e krimeve të rënda pa punën e të cilës shqipëria nuk do të mund të kishte realizuar objektivat më madhore, as anëtarësimin në NATOdhe as vizat. Ata kanë qënë një grup gjyqtarësh që kanë bërë maksimunmin për të zbatuar ligjin por në raste jo aq të pakta, inkuadrimi i segmeteve të caktuara të politikës janë realitet. Vrasësi i kryekomisarit rezulton se ishte liruar me kërkesë të drejtuesit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të Topit dhe faqeziut të tij pasi i duhej për të kërcënuar kushërinjtë e tij sepse nuk u merrte dot pasuritë që nuk i takonte. I duhet për ta mbajtur bandit” theksoi Berisha
Gjithashtu sipas kryeministrit Berisha dënim maksimal duhet të marrë edhe autori i vrasjeve për hakmarje. “Nuk duhet të shkohet përpara me këtë trashëgimi kaq negative. Ata të cilët vrasin për hakmarrje dëshmojnë se udhëhiqen nga demoni i urrjetjes dhe egërsisë njerëzore. Nëse ka një fakt domethënës është mbidyfishimi i popullatës së burgjeve. Në 2005 ishin 1200 ndërsa sot janë 5 mijë. Ligji po zbatohet dhe drejtësia po bën ligjin. Ndërshkimet ligjore po aplikohen dhe po zbatohen por të dalësh në pritë dhe të vrasësh një vajzë 17-vjeçare ti ke vrarë një shoqëri të tërë. Ne kemi pasur një ligj të vjetër i cili ka funksionuar në një kohë që s`ka pasur ligji tjetër por tani ka ligje që i referohen konventës së Europës” shtoi Berisha.
vijon..