E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Shqipëria po ecën drejt zero analfabetizmit

“Shqipëria po ecën drejt zero analfabetizmit që po merte përmasa të frikshme vetëm pak vite më parë”. Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë inagurimit të shkollës 9-vjeçare "Mjull Bathore" në Farkë.
 

Sipas tij, arsimi mebtet prioriteti më madhor për qeverinë ndërsa shtoi se rrjeti I shkollave të ndërtuar ka bërë të mundur edhe normalizimin e numrit të nxënësve në klasa.
 

"Për qeverinë time, për mazhorancën aktuale arsimi është përparësia e të gjtiha përparësive. Gjatë këtyre viteve ne kemi bërë gjithçka që fëmijët tanë të shkollohen në kushtet më të mira, njëlloj si fëmijët në vendet e zhvilluara. Nëse kthehemi së bashku në Tiranë dhe periferinë e saj në 2006 do të gjenit klasa me nga 50 nxënës ndërsa në Kamzë, Paskuqan shkollat funksiononin me 3 trune dhe jo pak fëmijë mbetshin pa i ndjekur ato. Ne kemi ndërtuar mbi 1300 shkolla në katër anët e vendit” shtoi Berisha.

Kryeministri Berisha gjithashtu theksoi se për qeverinë, shkollimi është leva e Arkimedit për ta vendosur Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara. "Sot ne nuk jemi një vend i zhvilluar por sot në këtë fushë ne kemi arritur disa nga treguesit më kryesor të vendeve të zhvilluara. Shqipëria ecën drejt zero analfabetizmit që po merrte përmasa të frikshme vetëm pak vite më parë. Shqipëria është vendi në të cilin 91 përqind e atyre që mbarojnë shkollën e detyrueshme vazhdojnë shkollën e mesme ndërsa 71 përqind e maturantëve hyjnë në universitete. Ne ia dolën të inkurajojmë pjesëmarrjen e iniciativës së lirë në shkollimin e fëmijëve tanë” shtoi Berisha.

Kryeministri premtoi se brenda 3- vjeçarit të mandatit tjetër, do të ketë një infratrukturë tërësisht të re në shkolla. Ai gjithashtu bëri edhe një panoramë të investimeve të qeverisë në këtë zonë, ku tha se janë ndërtuar mbi 50 km rrugë dhe 14 ujësjellsa dhe 5 qëndra shëndetësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›