E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kushtetuesja, kompetenca absolute

Kreu i qeverise, Berisha, deklaroi dje se ligji i ka dhene Gjykates Kushtetuese nje pushtet absolut mbi ekzekutivin. Ne konferencen e djeshme per shtyp, duke argumentuar rrezimin e ligjit te Gjobave nga ana e Kushtetueses, Berisha deklaroi se ne asnje vend te tjere te botes gjykatat nuk kane ka shume pushtet. Ndonese pranoi se nuk do te kete asnje kunderveprim te ekzekutivit ne lidhje me kete vendim, Kryeministri Berisha paralajmeroi nje reforme ne kompetencat e Gjykates Kushtetuese. Nga ana tjeter, Kryeministri Berisha premtoi diskutim me grupet e interesit ne lidhje me dekretin e kthyer nga Presidenti Topi te disa ndryshimeve qe, pak kohe me pare, iu bene ligjit te legalizimeve. Kreu i qeverise e konsideroi si normale kete procedure dhe theksoi se keto ndryshime do t'i nenshtrohen nje diskutimi te gjere.

Kryeministri Berisha u shpreh i shqetesuar ne lidhje me pushtetin e pakufizuar, sipas tij, te Gjykates Kushtetuese. Sipas tij, ne asnje vend te botes, gjykatat nuk kane nje pushtet te tille mbi ekzekutivin. "Nuk ka asnje vend te botes, ne te cilin gjykata te vendose mase sigurie per kontrabandistin, te vendose mase sigurie per hajdutin dhe te bllokoje ekzekutimin e vendimit ekzekutiv. Ne te gjithe legjislacionin e botes, nuk ekziston, se perndryshe pastaj nuk ka kuptim i gjithe pushteti i gjykates", deklaroi Berisha, duke folur ne lidhje me te gjitha keto funksione te gjykatave shqiptare. Nisur nga kjo kreu i ekzekutivit premtoi reforme ne kete sistem, me ane te te cilit la te kuptohej edhe se kompetencat e kesaj gjykate priteshin te zvogeloheshin. "Ka nje vendim fatal te gjykates, i cili i jep te gjithe pushtetin gjykates dhe, ne menyre absolute i gjithe pushteti nuk mund t`i jepet gjykates, sepse ne asnje vend te botes nuk ka gjithepushtet gjykata", tha Berisha dje ne konferencen per mediat. "Ky eshte nje problem qe zgjidhet me reforma dhe jo me moszbatim te vendimit. Vendimin do ta zbatojme dhe reformen do ta vazhdojme. Ne do te vazhdojme reformen, sepse nuk mund te pranojme kete situate", deklaroi Berisha, duke shtuar se ky ishte nje problem, i cili duhej zgjidhur me ane te reformave jo me konflikte mes institucioneve. Nga ana tjeter, kreu i qeverise deklaroi se ne keto momente qeveria do ta zbatoj kete vendim te marre dhe se nuk do te marre asnje hap kunderthenes.

"Qeveria eshte kategorike ne zbatimin e te gjitha vendimeve te gjykatave. I do apo jo, ekzekutivi eshte ne zbatim te vendimeve te gjykatave. Ne i qendrojme cdo vendimi qe do te jape gjykata. Nuk mendoj se ekzekutivi do te marre nje hap kunderthenes", deklaroi Berisha, ne lidhje me kthimin e ligjit te Gjobave.

Ne nje konference per shtyp te mbajtur dje, kreu i ekzekutivit, Berisha, deklaroi se ne lidhje me dekretin e Bamir Topit per ligjin e legalizimeve, do te kete negociata intensive. Keshtu, Kryeministri e konsideroi si normale kthimin e dekreteve nga ana e Presidentit te Republikes dhe theksoi se asnje dekret nuk mund te votohet pa u shqyrtuar fillimisht ne menyre te detajuar. "Si ne cdo rast, do te kete negociata intensive, para se dekreti te shkoje ne Kuvend. Kjo eshte nje praktike e ndjekur ne menyre te vazhdueshme. As ky dekret nuk mund te dale jashte kesaj praktike", deklaroi Berisha, ne lidhje me ligjin e legalizimeve. Nga ana tjeter, kreu i qeverise premtoi se te gjitha sugjerimet thelbesore te ketij dekreti do te merreshin per baze. Berisha la te kuptohej ne fjalen e tij se do te merrej parasysh edhe qendrimi i Partise Republikane, duke qene edhe iniciatore e ketyre nismave. "Une dua t'ju siguroj se do merret per baze cdo gje thelbesore, pra jo vetem sugjerimet e Presidentit, por edhe te atyre me te cilet do te negociohet. Une e konsideroj kete nje proces normal", theksoi kreu i qeverise ne fjalen e tij. Keshtu, ne ditet ne vazhdim, pritet te kete negociata mes paleve ne lidhje me dekretin e Presidentit Topi per ligjin e legalizimeve. Pak dite me pare, kreu i shtetit, Topi, nuk i dekretoi ndryshimet e paraqitura nga PD ne lidhje me ligjin e legalizimeve, duke i rikthyer ato ne Kuvend per diskutim dhe ndryshim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›