E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Nuk e shkarkoj Sefgjinin

Kryeministri Berisha ka deklaruar dje se nuk mund ta shkarkoje kreun e Tatimeve, Arben Sefgjini, pasi gjykata nuk eshte shprehur per pezullim detyre. Duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve, ne lidhje me vendimin me te fundit te gjykates per arrest shtepie per te akuzuarin per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, kreu i ekzekutivit nuk ka munguar te shprehet se do te prese vendimin e organit te drejtesise per te vendosur per shkarkimin e tij. "Vendimi i Gjykates nuk eshte pezullim detyre. Kerkesa ka qene per pezullim detyre. Nderkohe ceshtja eshte ne shqyrtim. Ky person, sipas dijenise sime, ka qene ne arrest shtepie apo ne burg per shume muaj dhe ka marre qindarke per qindarke demin e shkaktuar, demshperblim te plote per cdo ore e cdo dite. Sigurisht, ligji eshte i drejte qe e detyron shtetin te zhdemtoje ne kete rast, por duhet te jete edhe per pergjegjesite e atyre, te cilet ia krijojne kete dem shtetit", ka qene deklarata e Berishes. I cili nuk ka munguar te rikujtoje dhe njehere momentin kur Sefgjini ka qene ne arrest shtepie dhe eshte demshperblyer nga shteti, pasi gjykata dha vendim ne favor te tij. "Nuk jane para te qeverise, por te qytetareve dhe nuk eshte nje shume e vogel zhdemtimi qe behet per shkaqe te tilla. Ndaj ne, dy here per te njejten gje nuk mund te paguajme. Le te presim vendimin, le te vazhdoje procesi. Ritheksoj se ai eshte zhdemtuar qindarke per qindarke per kohen qe eshte mbajtur ne arrest, sepse eshte konsideruar se nuk ka pasur prova te mjaftueshme", eshte shprehur Berisha dje ne konferencen per mediat, duke nenvizuar faktin se eshte me se i vendosur per te pritur deri ne fund vendimin e qeverise.

Kane qene te shumta presionet nga ana e opozites kundrejt Berishes per shkarkimin e kreut te Tatimeve, Arben Sefgjini. Per opoziten, nje kerkese e tille eshte legjitime, perderisa ky person i veshur me pushtet eshte nen hetimin penal te prokurorise dhe per me teper ndaj tij eshte vendosur arresti shtepiak. Ne te njejten kohe, nuk eshte hequr dore dhe nga kerkesa ndaj prokurorise qe kjo te hetonte perfundimisht zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha dhe per me teper denimin e te gjithe personave te implikuar ne kete vrasje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›