Berisha: Kutitë nuk do t’i hapet as Enver Hoxha
Ai i ka bërë thirrje edhe një herë Ramës që të kthehet në Parlament dhe të vazhdojnë reformat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Jam dhe do të mbetem i hapur në respekt të plotë të rolit jetik, të rëndësishëm të opozitës dhe për bashkëpunim me të. Por, jo vetëm me qen të rrahur dhe me koska mafioze të tipit Gramoz Ruçi, por edhe Enver Hoxhën po ta zgjosh nga varri, harroje se mund të ndryshosh vendimet e gjykatave të këtij vendi të lirë apo mund të shkelmosh shtetin ligjor”, theksoi Berisha nga Kruja ku inaguroi fillimin e punimeve të një rruge malore.
Kreu i qeverisë shtoi se Gjykata ka marrë një vendim për zgjedhjet, dhe ky vendim ishte kundër PS dhe PD-së, pasi siç theksoi ai, Partia Demokratike kishte kërkuar rinumërim në Fier, por Gjykata e mbylli këtë çështje me një vendim të saj.
“Atëherë ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të punojmë së bashku për zgjedhjet e ardhshme. Janë edhe rreth 1160 ditë, gjer në vitin 2013, me durim të ulemi, të përgatisim, të përmirësojmë të gjitha ato që janë për t’u përmirësuar. Zgjedhjet nga e gjithë bota u identifikuan si zgjedhjet më të mira që ka njohur Shqipëria”, nënvizoi kryeministri.