E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita thirrje për mosbindje civile

Të gjithë anëtarët e kryesisë kanë qenë dakord për përshkallëzimin e protestës së tyre, duke arritur tek një pikë që ka të bëjë me një ultimatum qeverisë për hapjen e kutive të votimit.

Partia Socialiste i ka lënë një afat maxhorancës një afat prej dy javësh për të reflektuar mbi kërkesat e opozitës. Mitingu tre ditor i kësaj partie mbyllet sot, ndërsa është hedhur ideja e një tjetër mitingu më datë 29 nëntor ose më 5 dhjetor.

Duket se protesta do të përshkallëzohet deri në mos njohjen  e shtetit dhe thirrjen për popullsinë që të mos njohi këtë qeveri.  Opozita do t'u kërkojë ish-ushtarakëve, shoferëve të linjave urbane, punonjësve të administratës lokale, etj. Që të mos njohin autoritetin e qeverisë qendrore.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›