Berisha: Larguam 317 varreza makinash

Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave duke rrahur gjoksin për mbylljen e 317 bizneseve të vogla.
Sipas Berishës nga kontrolli i inspektoratit të mjedisit në mbarë vendin raportohet se janë larguar plotësisht nga vendndodhja e tyre 317 grumbullime apo siç quhen në gjuhën e përditshme varreza makinash ndërsa janë në proces largimi 77 të tjera.
E gjitha kjo tha kreu i qeverisë është një arritje për mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit, pasi shtoi ai nga një studim i universiteteve më serioze në botë kanë faktuar se sot 40 të vdekjeve janë direkt të shkaktuar nga ndotja e ajrit, ujit dhe tokës.
Në kuadër të rritjes së masave për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga ndotja Berisha propozoi që në Tiranë të vendoset rregull i veçantë për qarkullimin e automjeteve.
Nëse ka tejkalime, duhet biseduar me autoritetet vendore në mënyrë që të lëvizet me targa çifte e teke sipas ditëve. Nuk mundet kurrsesi që të helmojmë njerëzit, u shpreh Berisha.
Por vetëm pak minuta pas këtij propozimi, Berisha foli pwr decentralizimin e pushtetit. Përveç nëntokës, ujërave, rrugëve kombëtare nuk do të ketë asnjë lloj autoriteti në territorin e bashkive dhe komunave, janë ato me ligj dhe Kushtetutë administratoret, tha Berisha.