E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Lehtesi per biznesin


Suksesi i modelit ekonomik shqiptar përballë krizës globale që ka përfshirë shumë vende të zhvilluara ka qenë thelbi mbi të cilin kryeministri Sali Berisha ka vendosur mbledhjen e rradhës së qeverisë.

Zoti Berisha theksoi se rritja e eksporteve ne krahasim me nje vit me pare eshte tregues i dinamizmit te ekonomise, e cila ka mirefunksionuar per shkak te masave dhe lehtesive qe sipas tij ka ndermarre kabineti aktual.

E duke renditur keto arritje kryeministri thumboi edhe opoziten, e cila sic tha ai per vite me rradhe kerkoi te ngrinte nje krize imagjinare ekonomike. Nderkohe shefi i qeverise paralajmeroi edhe nje tjeter hap te qeverise ne favor te biznesit dhe eliminimit te burokracive ndaj tij.

"Të ndërtojmë me shpejtësi portalin zyrtar të vendit, në të cilin çdo biznesmen, njëlloj si në pasqyrë, të mund të ndjekë të gjithë udhën e dokumentit të tij, të monitorojë rrugën, stacionet, vendimet që merren mbi dokumentin e tij. Kjo do të thotë dritë e plotë në labirintet e burokracisë", tha Berisha"

Mes temave te ndryshme te trajtuara nga kryeministri gjate mbledhjes se qeverise, ai u ndal edhe tek zgjidhja e problemeve te mjedisit, nder te cilat alarmin e ndotjes nga plerat ne te gjithe vendin. Shefi i qeverise premtoi dore te hekurt perballe kesaj situate.

"Kryetari i komunës, i bashkisë që është edhe qendër e fuqishme, i cili ka edhe zëvendës, në kohën kur është në detyrë nuk ka asgjë më të rëndësishme e kryesore se kjo, pastrimin e territorit, shtëpisë. Nëse nuk e bën, do t’i vëmë tabelën dhe një seri sanksionesh, pasi nuk mund të ecim më në këtë mënyrë", tha Berisha.

Ne kuader te projektit te ashtuqajtur nga kryeministri Shqiperia superfuqi e vogel energjitike ne rajon u morren edhe disa vendime per ndertimin e 7 heceve te reja ne zona te ndryshme te vendit.

 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Ligji i faljes, Tatimet: Përfitojnë 420 mijë raste
Tatimet bënë të ditur përmes një njoftimi për shtyp se në total janë 420 mijë raste që do të përfitojnë nga ligji i faljes që qeveria miratoi pak muaj më parë. Rritja e moshës për pension, qytetarët kundër
Studimet demografike tregojne se kategoria e personave mbi 65 vjec, po rritet cka po sjell fenomenin e plakjes së shoqërise sonë.
Skema e pensioneve në borxhe
Për herë të fundit, në vitin 2002 ish-qeveria e atëhershme socialiste miratoi në kuvend një ligj që rriste me 5 vjet moshën e daljes në pension, si për burrat ashtu dhe për gratë. Tatimet: Gjoba bizneseve pa kuponin e kasës
Administrata tatimore është kujtuar edhe një herë për të apeluar përdorimin e kasave fiskale, tashmë të pranishme në masën 90 për qind, te bizneset aktive. CEZ, kundër ERE-s për kontratën e re
Kompania CEZ i ka dhënë fund heshtjes së gjatë për qëndrimin që duhet të mbante lidhur me kontratën e re të furnizimit me drita, hartuar paraprakisht nga Enti Rregullator.


Lajmet kryesore

Shqiptarët, diskriminim me pensionet
Mosha më e lartë në Europë, pas Norvegjisë dhe Islandës
Arvizu: Askush nuk është mbi ligjin
Berisha fshehu projektligjin
Tufa drejt pafajësisë
Aksident rrugor në Lushnjë, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›