Berisha: Lehtësira biznesit kinez për të investuar
Qeveria shqiptare dhe ajo kineze janë shprehur të gatëshme që të intensifikojnë marrëdhëniet e përbashkëta ekonmomiko-tregtare. Pjesë e ceremonive në kuadër të 60-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve, ka qenë edhe një forum i përbashkët ekonomik, ku merrnin pjesë përfaqësues të 70 kompanive kineze dhe të rreth 110 shqiptarë. Kryeministri Berisha në fjalën e tij u ka bërë thirrje sipërmarrësve kinezë të investojnë në vendin tonë në sektorë të tillë si turizmi, minierat apo energjetika duke vënë në dukje avantazhet e mëdha që ofron në këtë drejtim Shqipëria.
Kreu i qeverisë shqiptare garantoi investitorët kinezë se do t’u ofrojë edhe një zonë të veçantë industriale, në vijim kjo të lehtësirave fiskale dhe krijimit të kushteve të favorshme për zhvillimin e aktivitetit ekonomik. Forumin e përshëndeti edhe Zv/kryeministri i Republikës Popullore të Kinës Zhang Dejiang, duke e cilësuar Shqipërinë si një partner të rëndësishëm rajonal.
Zhang Dejiang “Shqipëria është një partner i rëndësishëm për Kinën në rajon. Pavarësisht krizës ekonomike, tregtia mes të dy vendeve këtë vit regjistroi një rritje prej 13,5 për qind. Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar po ecën drejt nivele më të larta.”
Pjesë e këtij forumi ishte edhe nënshkrimi i disa kontratave mes kompanive shqiptare dhe atyre kineze. Mes tyre, Elite Group nënshkroi një memorandum bashkëpunimi për disa miniera nikeli në vend.
Më herët delegalicioni kinez i kryesuar nga zv/kryeministri Dejiang, gjatë një takimi me kryeministrin Berisha e siguroi atë se Kina do t’i ofrojë Shqipërisë ndihmë në formën e kredive të buta për sektorin e bujqësisë si dhe do të nxisë investitorët kinezë të eksplorojnë mundësitë për biznes në vendin tonë.