Gjermania mbështet kandidaturën e Shqipërisë në BE
Kancelarja gjermane Angela Merkel e siguroi Kryeministrin Berisha se do të bëjë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen më të shpejtë të mundshme të problemit teknik lidhur me konstituimin e Parlamentit gjerman. Kryeministri Berisha mori pjesë dje në punimet e Samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Partive Popullore Evropiane (EPP), që u zhvillua në Bruksel. Gjatë punimeve të këtij Samiti, Kryeministri Berisha zhvilloi takime me shumë nga personalitetet e pranishme, ndër të cilët edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo e siguroi Kryeministrin Berisha se do të bëjë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen më të shpejtë të mundshme të problemit teknik lidhur me konstituimin e Parlamentit gjerman.
Pas takimit, Kryeministri Berisha u shpreh për mediat:
“Ky ishte një Samit i mrekullueshëm, në të cilin u diskutua gjerësisht për Samitin e Kopenhagenit dhe për Traktatin e Lisbonës. Në këtë Samit, unë pata rastin të takohesha dhe të bisedoja me shumicën dërmuese të të pranishmëve. Interesi im më i madh ishte që të takohesha dhe të bisedoja me Kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila më premtoi se problemi teknik për konstituimin e Parlamentit gjerman do të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjykata Kushtetuese gjermane ka vendosur që duhet t’a konstituojë Parlamentin para çdo vendimi që ka të bëjë më Bashkimin Evropian. Kështu që, pasi e urova Kancelaren Merkel për fitoren e madhe dhe historike, për mbarë Evropën, në zgjedhjet e shtatorit, i bëra të ditur problemin se Shqipëria është në pritje të këtij momenti dhe se Presidenca suedeze pret që të ketë dritën jeshile nga qeveria gjermane, në mënyrë që të diskutojë në Këshill statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, pasi vendet e tjera nuk kanë ndonjë rezervë. Kancelarja Merkel më informoi se dje ishte mbledhur Parlamenti dhe në ditët apo javët në vazhdim do të vazhdojë konstituimi. Ajo më siguroi se do të bëjnë çdo gjë për t’a realizuar këtë në kohën më të shkurtët të mundshme. Këto ishin fjalët me të cilat unë u ndava me Kancelaren e Gjermanisë znj. Angela Merkel, për të cilat duhet ta falënderoj me shumë mirënjohje.
Natyrisht, gjatë qëndrimit në Samitin e Partive Popullore Evropiane pata takime të shumta, por dua të theksoj një moment që u prit me duartrokitje të mëdha, fakti i fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit, sepse ky ishte Samiti i parë që unë merrja pjesë pas fitores. Unë mbajta një fjalim të shkurtër, ku pasi theksova se fryma e Samitit të PPE-ve në Varshavë ndriçoi mbarë Evropën dhe qendra e djathtë ulet sot në këtë sallë më e fuqishme se kurrë në pushtetin e saj, në vendet e Parlamentit dhe në Komisionin Evropian, i shpreha një mirënjohje të thellë Presidentit Ëilfried Martens për fjalimet e tij inspiruese për zgjedhësit shqiptarë në Durrës dhe Tiranë, në ditën e fundit të fushatës elektorale, si dhe shpreha dëshirën time për të vazhduar së bashku për fitoren në zgjedhjet e vitit 2013-të, dëshirë e cila gjeti mirëkuptim të madh dhe mbështetje të fuqishme në sallë.