E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ligji për TVSH-në sipas ekspertizës më të mirë

Kryeministri Berisha ka nisur sot mbledhjen e qeverisë me shqyrtimin e projektvendimit për TVSH-në, ligj që kundërshtohet nga të majtët.

Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se ligji është përgatitur nga specialistët më të mirë të fushës dhe ka shkallën më të lartë të ekspertizës.

“Një ligj themor është ai i TVSH-së i cili është pregatitur prej kohësh dhe një punë e madhe është bërë nga specialistët tanë të kësaj fushe dhe nga specialistët ndërkombëtar të kontraktuar. Ligji ka shkallën më të lartë të ekspertizës” tha Berisha duke shtuar se i takon Parlamentit të ri që ta votojë.

Kryeministri gjithashtu tha se vendim i rëndësishëm do të jetë edhe shpronësimi i pronarëve për investimin që do kryhet në energjitikë, në kaskadën e Devollit e zona të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›