Korçë, gjendet e vdekur në banesën e saj një 35-vjeçare
Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në banesë në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovran të Korçës ku gruaja 35-vjeçare, identiteti I të cilës nuk bëhet ende i ditur u gjet e pajetë nga bashkëshorti i saj.
Trupi u dërgua në morg për ekzaminimin mjeko-ligjor për të evidentuar shkaqet e vdekjes së gruas ndërkohë që policia po vijon hetimet për ngjarjen.