E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Lotaria transparente

Kryeministri Sali Berisha u takua me homologun kosovar Hashim Thaçi në një takim zyrtar në Tiranë ku kanë folur për ndryshimet në qeveritë e Kosovës e Shqipërisë dhe perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pas takimit, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Berisha foli për tenderin e lotarisë kombëtare duke e cilësuar këtë proces si “transparent” dhe duke ftuar Komisionin Hetimor të opozitës ta hetojë atë.

“Procesi ka qenë publik dhe transparent, i botuar në të gjitha mediat ndërkombëtare me kritere rigoroze të përcaktuara nga qendra europiane dhe ajo botërore e llotarive. Kriteri i parë është licensa e transparencës që këto qendra ua lëshojnë Llotaria KombetareBraçe: Lotaria, monopol në tregBode: Kompania do paguajë taksaPS: Komision hetimor vetëm disa kompanive që plotësojnë disa kritere që ju ftoj t’i lexoni. Natyrisht Shqipëria nuk mund ta shmangte këtë kriter dhe ky kriter përjashtonte një seri kompanish. Nuk impresionohem nga reagimet e bixhozxhinjve.
Ftoj Komisionin Hetimor të opozitës të kontrollojë procesin e tenderit të lotarisë”, u shpreh Berisha.

Në lidhje me ndryshimet në qeveri të propozuara nga LSI-ja, kryeministri i vendit theksoi: “Kam falenderuar zotin Nasip Naço dhe Petrit Vasilin për bashkëpunimin e suksesshëm që kam pasur me ta. Emrat e ofruara nga LSI për dy postet ministrore kanë të gjithë besimin tim.”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›