E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, Martens: Të vërtetat historike, në vendin që meritojnë

TIRANE- Kryeministri  Sali Berisha ka vleresuar sot Presidentin e Partive Popullore Europiane, Wilfred Martens per pjesemarrjen ne festimet e 100 vjetorit të pavarësisë.

Ne nje takim mes tyre ai e falenderoi Martens për ardhjen në Shqipëri me rastin e këtyre festimeve, duke e cilësuar një nder praninë e tij në këtë ditë të shënuar.

Nderkohe Martens theksoi se kjo vizitë ishte një vlerësim për bashkëpunimin e gjatë në kuadrin e PPE-së.

“Tashmë shqiptarët, kudo ku janë, janë të lirë dhe të vendosur për ndërtimin e të ardhmes së tyre europiane. Ky përvjetor ka shënuar një proces të rishkrimit të historisë mbi bazën e të vërtetave historike, gjë që po vë në vendin që i takon këto të vërteta dhe figurat historike që kanë themeluar  dhe konsoliduar pavarësinë dhe shtetin shqiptar gjatë këtij shekulli”- tha Berisha.

Sipas tij, bashkëpunimi në kuadër të PPE-së është një instrument i shkëlqyer për avancimin e këtij objektivi madhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›