Sllovenia do te mbeshtese Shqiperine per integrimin
Sllovenia do të mbështesë Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Është ky mesazhi që përcolli kryeministri slloven Janez Jansa në takimin që pati me homologun shqiptar Sali Berisha. Në konferencën e përbashkët për shtyp Jansa vlerësoi reformat dhe arritjet e Shqipërisë që e bëjnë të merituar marrjen e statusit kandidat.
”Jam i kënaqur se me zhvillimet e fundit që ka ndërmarrë Shqipëria i ka treguar Bashkimit Evropian se është një kandidat i besueshëm. Sllovenia do të mëbshtesë Shqipërinë për të marrë kandidaturën. Ne mendojmëse me këto masa që ka marrë Shqipëria këtë vit, absolutisht e meriton.
Gjatë bisedimeve që patën dy homologët diskutuan për shtrirjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal.
Vitin e ardhshëm dy vendet do të zhvillojnë forumin e biznesit Shqipëri Slloveni për t’i hapur udhë realizimit të investimeve reciproke.
Gjithashtu Berisha ka përgëzuar kryeministrin slloven për reformat e ndërmarra pas ardhjes në pushtet, duke ulur taksat, si një garanci për të kapërcyer pasojat e krizës së euros.