E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Masa ndotesve te mjedisit

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se turizmi është me rëndësi për imazhin e vendit.

"Ka një vërshim të turistëve në zonat malore. Duhet të sigurohet një transport i sigurtë, si dhe postoblloqe e ekipe të ndihmës së shpejtë me qëllim shërbimin sa më të mirë për turistët", tha Berisha.

Shefi i qeverisë theksoi se duhet të ketë një gatishmëri totale për të pasur një sezon dinjitoz turistik.

"Për Shqipërinë turizmi është një degë kryesore e ekonomisë dhe natyrisht ekonomia është dhe mbetet më e rëndësishmja për një vend të lirë. Por dua të theksoj që për ne shqiptarët që ishim të shkëputur nga rajoni dhe kontinenti për gjysëm shekulli, turizmi ka edhe një rëndësi të jashtëzakonshme për njohjen e qytetarëve nga mbarë bota, me vlerat, potencialet, me mikëpritjen dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve”, shtoi Berisha.

Kreu i qeverisë tha se sezoni turistik punëson rreth 170 mijë vetë, ndërsa theksoi se me rëndësi është dhënia e përparësisë të rinjve.

Berisha kërkoi marrjen e masave ndaj atyre që dëmtojnë mjedisin dhe Shqipëria në këtë sezon turistik duhet të paraqitet më pastër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›