Java kulturore e Çamërisë, ekspozitë me dokumente origjinale

Thirrja “I love Çamëria” nuk duhet të trembe askënd. Është thjesht një thirrje për të drejtën historike të mohuar nga shekujt për komunitetin më të përsekutuar shqiptar. Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi në ditën përkujtimore për viktimat e genocidit grek ka bërë thirrje që kjo e drejtë të mos lihet më jashtë vemendjes.
Ndërsa nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës duke bërë paralelizëm mes Kosovës dhe Çamërisë i konsideroi si dy krahët e shqipes pa të cilat nuk mund të fluturohet.
Ekspozita në Muzeun Historik kombëtar ishte kulmi i aktiviteteve në kryeqytet, ku nuk kanë munguar të ftuar të shumtë që nga politika e deri tek diplomacia duke i dhënë kështu një mbështetje të fortë çështjes çame. Ekspozimi i fotove, dëshmive apo provave historike ka sjellë edhe njëherë në vëmendje një trevë shqiptare që historia e ka ndëshkuar me mosvëmendje, po pa harruar kurrë se Çamëria është Shqipëri.