Berisha Masa per masivizimin e gjuhes kineze

”Masa të mëtejshme duhet të merren për të përfshirë me sukses në programin mësimor të shkollave shqiptare gjuhën kineze”.
Këtë deklaroi në pjesëmarrjen e tij në konferencën kombëtare për arsimin, kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Në një kohë kur mazhoranca është vendosur në qendër të kritikave të opozitës për uljen e financimit për arsimin, Berisha gjithashtu mbrojti arritjet e qeverisë së tij në këtë fushë, e konsideruar prej tij si “prioriteti absolut i vendit”.
”Përballë rritjes së menjëhershme të ekonomisë dhe shkencës kineze, është e kuptueshme që e gjithë bota është gjendur e Në kuadrin e rritjes së rëndësisë së gjuhëve të dyta, përkrah anglishtes, në të gjithë vendin, duhet të merren masa për përfshirjen sa më të efektshme dhe të shpejtë të kinezçes në mësimdhënie
Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë papërgatitur për të përballuar këtë shpërthim. Megjithatë, literatura dhe informacioni që botohet në ditët e sotme në këtë gjuhë është i pallogaritshëm. Prandaj, në kuadrin e rritjes së rëndësisë së gjuhëve të dyta, përkrah anglishtes, në të gjithë vendin, duhet të merren masa për përfshirjen sa më të efektshme dhe të shpejtë të kinezçes në mësimdhënie”.
Në analogji me kritikat e opozitës për reduktimin e buxhetit për arsimin në vitin 2013, Berisha u shpreh se “kjo qeveri e ka dyfishuar buxhetin për arsimin në përiudhën 2005-2012, ndërsa pagat e mësuesve janë rritur me 120-150%. Dikur, mësuesit largoheshin nga mësimdhënia, ndërsa sot ata që kërkojnë t’i bashkohen këtij sektori janë gjithmonë e më të shumtë. Në këto vite, janë ndërtuar ose rikonstruktuar 1 300 shkolla në të gjithë vendin, ose 71% e numrit të përgjithshëm të shkollave”.
Duke u ndalur në arsimin e lartë, kryeministri mbrojti dixhitalizimin dhe futjen gjithmonë e më të madhe të internetit në universitete, në të njëtën kohë që mbrojti masivizimin e këtij arsimimi dhe shpërndarjen e barrës midis shtetit dhe privatëve. “Sot, në të gjithë vendin, në fakultetet joshtetërore studiojnë mbi 32 mijë studentë, më shumë se sa në të gjithë vendin në marrjen e mandatit të parë në 2005-n. Gjatë këtyre dy mandateve, numri i studentëve dhe atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë për një mijë banorë, i është afruar gjithmonë e më shumë parametrave europianë, nëpërmjet rritjes drastike. Tashmë, është koha që të mendohet seriozisht për një rritje sa më të madhe të cilësisë, diçka që do të jetë më e vështirë, por tërësisht e mundshme”, deklaroi Berisha.