E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Kongresi kalon ligjin Magnitsky

Projektligji u miratua nga pjesa më e madhe e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Sipas tij, SHBA mund të ndalojë vizat dhe të ngrijë asetet financiare të zyrtarëve rusë, të cilët do të përfshihen në dhunimin e të drejtave të njeriut.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme ruse e konsideroi ligjin “një performancë në teatrin e absurdit”. Alexei Pushkov, kreu i Dhomës së Ulët në Komitetin e Çështjeve Ndërkombëtare të parlamentit, tha për agjencinë e lajmeve Itar-Tass, se Moska do të miratojë një “ligj korrespondues”.

Projektligji do të kalojë tashmë në duart e presidentit Barack Obama, për t’u nënshkruar. Ai e mirëpriti ligjin, duke thënë në një deklaratë: “Ky ligj siguron se bizneset amerikane dhe punonjësit janë në gjëndje të përfitojnë nga avantazhet e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO) dhe angazhimin për të hyrë në tregje, për të cilat SHBA-të kanë punuar shumë me negociimet”.

“Jemi gjithashtu një hap pranë realizimit të mundësive për eksportimin e punëve krijuese, si dhe nivelimin e ‘fushës së lojës’ për punëtorët amerikanë, fermerët dhe ofruesit e shërbimeve”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›