E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Maxhoranca e majtë, rrezik i madh kombëtar

19-08-2013 / Gazeta 55

Falangat politike e mediatike të Ramës i janë vërsulur PD me një urrejtje të pashoqe. Pinjollët e ish-Bllokut ngrihen në këmbë kur dëgjojnë që Partia Demokratike që themeloi pluralizmin në vend do ketë një seli të denjë për funksionet e saj politike. Pas thirrjes së falangave ish-ushtarake “sot PD-ja mund të vijë këtu, por nesër nuk do të jetë më”, tani është radha e politikanëve neobllokmenë të nxisin politikën e urrejtjes 
Deklarata e Berishës: “Qytetarë, duhet të jemi gati se këta që e nisin me urrejtje janë rrezik i madh kombëtar!”

Kryeministri Sali Berisha me një reagim në rrjetin social të preferuar iu është drejtuar mbi 600 mijë ndjekëseve të tij në lidhje me deklaratat e së majtës për  godinën e ish-Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Popullore, që me vendim qeverie do të bëhen seli të Partisë Demokratike.  Berisha e cilësoi të majtën si neobllokmenë që ofrojnë vetëm urrejtje për kundërshtarin në politikë.  “Piktori me neobllokmenet e tij vetëm urrejtje ndaj kundërshtarit! Të dashur miq, prej mëse dy javësh Piktori dhe neobllokmenët e tij, mediat që ata kontrollojnë, janë vërsulur me urrejtje dhe tërbim njëlloj si etërit e tyre kundër forcës politike kundërshtare. Si pretekst për këto sulme primitive ka shërbyer vendimi i qeverisë për t’i dhënë në përdorim si seli PD-së një godinë të ushtrisë, e cila në 12 vitet e fundit kishte humbur funksionet e veta dhe përdoret më shumë se për çdo gjeë tjetër për dasma, zijafete dhe ceremoni mortore. Piktori, neobllokmenet e tjerë dhe mediat e tyre me zhurmën dhe urrejtjen që shpërndajnë kundër Partisë kundërshtare dëshmojnë mentalitetin e etërve të tyre mizore dhe përpiqen të mbulojnë vjedhjen e votave të shqiptarëve me premtime anti-globaliste, dhune dhe para të pista. Qytetarë, duhet të jemi gati se këta që e nisin me urrejtje janë rrezik i madh kombëtar! Sb”, shkruan Berisha në Facebook. Gjithashtu dy ditë më parë, kryemistri Berisha vuri në dukje se qytetarët  duhet të jenë gati kundër rrënimit dhe katastrofës mavi. Sipas tij, “Pas dy vitesh, sipas vetë dyshes Rama - Kokëdhima, kjo fitore mavi solli rrënimin e bregdetit tonë nga ndërtimet pa leje. Pra, siç pohojnë vetë, në dy vjet pushteti mavi në bashkitë dhe komunat bregdetare u faktua si pushteti i rrënimit në këto zona. Merreni me mend rrënimin dhe katastrofën që mund të sjellë në mbarë vendin pushteti mavi i Piktorit që doli nga mashtrimet anti-globaliste dhe krimi”. Planet e biznesit të Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës pritet ta përhapin këtë skemë rrënimi në të gjithë vendin, prandaj kryeministri Berisha u bën thirrje qytetarëve që të jenë gati për përballimin e këtij rrënimi të shpallur si filozofi qeverisëse.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›