E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mbajtem premtimet, duam mandat te dyte

Gjate ketyre dy diteve kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha e ka perqendruar fushaten ne qarkun e Tiranes, i cili perben edhe zonen me te rendesishme zgjedhore, prej nga shkojne ne parlament 32 deputete.

Ne Kashar, Laprake dhe tek njesia bashkiake numer 7, zoti Berisha tha se gjate 4 viteve mbajti premtimet dhe se tani po kerkon besimin per nje mandat te dyte qeverises.

Ne te treja keto zona me ndertime informale, zoti Berisha permendi vendimin e ri per legalizimin e  rreth 6 mije objekteve te tjera ne Tirane, ndersa ne gjithe vendin jane ne proces 150 mije objekte.

“Ne ia dolem te veme ne levizje mekanizmin e fuqishem te legalizimeve ne Tirane dhe ne mbare Shqiperine”, theksoi Berisha.

Duke e cilesuar kete fushate elektorale si fushaten e bashkimit te shqiptareve rreth projektit europian te Partise Demokratike, zoti Berisha, vazhdoi diversionin politik mes socialisteve.

“Edi Rama ka dy vjet qe ju thote ju se do ju çoj pertej te majtes dhe te djathtes, dhe tani kur gjerat dolen ne drite te diellit doli se fjala ishte as per te majten, as per te djathten, por per 99-shat e tij, per lejet e ndertimit, fjala ishte per 99-shat qe mbajne peng planin urbanistik te Tiranes. Socialisteve te Tiranes u takon detyra historike te nxjerrin nga skena politike kryetarin e tyre burracak”, tha nder te tjera Berisha.

Pervec Tiranes, zoti Berisha ka kryer edhe dy takime elektorale ne qarkun e Durresit, njerin ne Sukth, ku ka premtuar rritjen e metejshme e pagave dhe pensioneve kater vitet e ardhshme, furnizim 24 ore me uje te pijshem, si dhe ndihme ndaj fermeve per rritjen e prodhimit vendas.

Takimi tjeter ka qene me te rinjte e Durresit, ne nje nga lokalet e nates ne qytetin bregdetar. Zoti Berisha ftoi te rinjte te marrin pjese masivisht ne votime me 28 qershor per te mbeshtetur sic tha ai perpjekjet e Partise Demokratike per liberalizimin e vizave gjate vitit te ardhshem.

Ne te gjitha takimet elektorale, zoti Berisha po perpiqet t’u percjelle mbeshtetesve te tij entuziazmin e fitores se zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Me 26 qershor, i madh e i vogel, i ri e i moshuar, qe te gjithe te kendojme fitoren ne sheshin “Skenderbe”, te gezojme fitoren.
Me 28 qershor votoni veten tuaj. Ju jeni 10-a, femijet tuaj jane 10-a, familja juaj eshte 10-a, qyteti juaj eshte 10-a, Partia Demokratike eshte 10-a, Shqiperia eshte 10-a, Europa eshte 10-a”, u shpreh Berisha.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›