E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Mbi 200 operatore turistike polake interes ne rritje per vendin

Tirane 16 tetor 2011 NOA- Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim Ministrin e Kultures dhe Trashegimise Kombetare te Polonise Bogdan Zdrojevski.
Gjate ketij takimi Kryeministri Berisha vleresoi bashkepunimin e mire mes dy vendeve dhe shprehu angazhimin e qeverise shqiptare per te thelluar dhe zgjeruar edhe me tej bashkepunimin ne te gjitha fushat.
Me tej ai vleresoi viziten e Zdrojevskit ne Shqiperi si nje hap te metejshem ne forcimin e marredhenieve dypaleshe.
Kryeministri i shprehu ministrit polak falenderimet per mbeshtetjen e jashtezakonshme te qeverise polake si ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO ne proceset transformuese te vendit ashtu edhe ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Evropian.
Ministri polak theksoi se Polonia ka qene nje mbeshtetese ne anetaresimit e Shqiperise ne NATO dhe se do te vazhdoje ta perkrahe dhe mbeshtese fuqimisht ate ne rrugen e saj drejt integrimit ne BE.
Zdrojevski u shpreh me tej se Polonia inkurajon integrimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne Evrope dhe se ne kete kontekst Shqiperia eshte ne rrugen e duhur ku vleresoi perparimet qe ka bere Shqiperia gjate ketyre viteve te fundit duke nenvizuar se ndryshimet ne shume fusha si infrastrukturen rrugore ne fushen e ekonomise turizmit kultures etj. jane kolosale dhe te dukshme.
Ndersa lidhur me bashkepunimin kulturor turistik ministri polak i Kultures dhe Trashegimise Kombetare shprehu gatishmerine per bashkepunimin intensiv ne fushen e arkeologjise mes dy vendeve si dhe garantoi angazhimin e qeverise polake per te forcuar me tej bashkepunimin ne kete fushe.
Ne kete linje ai theksoi se edhe prania e me shume se 200 operatoreve turistike polak ne Shqiperi eshte shprehje e interesit ne rritje qe Polonia ka per vendin tone.
Gjithashtu edhe Kryeministri Berisha vleresoi rendesine e pranise se me shume se 200 operatoreve turistike polake ne Shqiperi si nje inkurajim per rritjen e fluksit te turisteve nga ky vend ne Shqiperi.
Ne perfundim te takimit Kryeministri Berisha i percolli ministrit Zdrojevski urimet per Kryeministrit e Polonise Donald Tusk me rastin e rizgjedhjes se tij ne kete post.
a.y/NOA

Ne foto Kryeministri Berisha gjate takimit me Ministrin e Kultures dhe Trashegimise Kombetare te Polonise Bogdan Zdrojevski

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›