E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Me 2013, vetem rruge te reja Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha tha dje se ne vitin 2013, qeveria e tij do te kete realizuar te gjitha premtimet per t’i dhene vendit nje infrastrukture rrugore teresisht te re.
I pranishem ne demonstrimin e teknologjive te reja, nga firma Delia Construction dhe Uirtgen Group, per ndertimin e rrugeve rurale, qe u zhvillua ne fshatin Domje, komuna Berxull, kreu i qeverise tha se nje teknologji e tille, e cila aplikohet per here te pare ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Duke siguruar se ajo konsiston ne nje seri procesesh te lidhur njeri me tjetrin dhe krijon mundesine e ndertimit te rrugeve ne nje kohe me te shkurt dhe me kosto me te ulet. “Ne inaugurojme fillimin e punimeve ne autostraden Tirane-Elbasan, fillojme ndertimin e rruges se Arbrit ne segmentin e saj Klos – Tirane, perfundoi teresisht projekti per tunelin e Qafe Murrizit. Keshtu qe ne do te takohemi ne vitin 2013, si nje vend me nje infrastrukture rrugore teresisht te re. Pra, teknologjia qe aplikojme sot na jep garanci te plote se do te permbushim premtimet tona, do te permbushim para jush dhe mbare shqiptareve fjalen e dhene”, premtoi kryeministri. Sipas tij, gjate ketyre 3 viteve do te asfaltohen dhe do te behet e mundur qe cdo fshat i ketij vendi, kudo qe pozicionohet, te lidhet me qendren e komunes per 20-30 minuta dhe cdo qender komune, kudo qe ndodhet, te lidhet me rruget kombetare me nje afat kohor prej 20-30 minutash. “Cdo qoshe e ketij vendi do te lidhet me kryeqytetin e tij me nje afat kohor, se paku, edhe nje here me te shkurt se sa c’lidhet sot. Ne operojme ne kete menyre, me modernizimin teresor te rrjetit rrugor, por u kursejme qytetareve shqiptare se paku gjysmen e kohes qe atyre u merr transporti dhe ua veme ne dispozicion per te gjitha problemet e tjera”, vijoi Berisha. Kreu i qeverise theksoi serish faktin se ekonomia ne vend po qendron me mire se cdo ekonomi tjeter ne rajon, pasi ajo nuk eshte e bazuar ne flluska, por eshte e bazuar kryekeput ne mundin, djersen, perkushtimin e shqiptareve, e bazuar ne parime te shendosha, sic thuhet dhe ne dokumentet e Bashkimit Evropian. “Shqiperia rritjen e ka te bazuar ne investime. Pra e ka te bazuar ne lumenjte e djerses, ne projektet, ne perkushtimin dhe ne shtyllen kryesore te zhvillimit te vendit. Shqiperia eshte e vendosur te mbaje ritmin me te larte te investimeve ne Evrope, sepse ka nevoje jetike per tu ndertuar dhe rindertuar”, citoi kryeministri. I ndodhur ne Berxull, ai u garantoi pensionisteve te kesaj komune, por njekohesisht dhe te gjithe pensionisteve ne mbare vendin si dhe punonjesve te administrates, se kete vit do te kene serish rritjen me te madhe te rrogave dhe pensioneve nga c’kane njohur me pare.
Premtimi
Kryeministri Sali Berisha siguroi dje se deri ne vitin 2013, nen drejtimin e tij do te mbahen nga qeveria te gjitha premtimet e bera dhe vendi do te kete teresisht infrastrukture te re.
Teknologjia
Nje teknologji e re do te aplikohet per here te pare ne Shqiperi dhe ne Ballkan per infrastrukturen rrugore. Teknologjia e re, krijon mundesine e ndertimit me shpejtesi te paimagjinueshme te rrugeve, krijon mundesi te ndertimit edhe me nje cilesi dhe kosto po kaq te leverdishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›