E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Zgjidhje, ose nisim protestat Qamil Xhani

Nje muaj pas perfundimit te protestave dhe greves se urise, Partia Socialiste pergatitet per nje tur tjeter tubimesh kunder qeverise. Kryetari socialist, Edi Rama konfirmoi dje, gjate nje bashkebisedimi me gazetaret, se nese selia roze nuk arrin rezultatin e kerkuar per plotesimin e kerkesave qe kane te bejne me transparencen e zgjedhjeve te zhvilluara nje vit me pare, socialiste do te perdorin protestat, si mjet presioni. Ky projekt i hedhur perseri ne qarkullim nga kreu i PS-se ka ardhur si pergjigje edhe ndaj presionit te brendshem ne seline roze, per rezultate konkrete pas nje viti me protesta dhe bojkot. “Ne rast se rezultati nuk do te vije ne kete stacion, ne do te rimarrim rrugen e protestes sone, rrugen e pershkallezimit te saj, sic tani me shqiptaret mbare dhe mbare ajo pjese e vogel e botes se madhe demokratike qe na ndjek e di se jemi ne gjendje ta bejme, per ta gjetur zgjidhjen ne stacionin e ardhshem”, u shpreh kreu i PS-se. Rama ka njohur mediat dhe me menyren sesi do te procedohet per levizjet e ardhshme te opozites. Ai u shpreh se do te kete nje konsultim te gjere me grupin parlamentar dhe me institucionet e tjera te Partise Socialiste. Kreu i PS-se dy dite pas miratimit te rezolutes se Komisionit te Jashtem te Parlamentit Evropian ka pershendetur dhe qendrimin e institucionit te PE-se per liberalizimin e vizave. Por Rama ka theksuar se dokumenti i miratuar nga PE-ja duhet te lexohet me vemendje per te pare dhe momentet negative te tij. Ne kete pike Rama eshte ndalur gjate, duke nenvizuar faktin se rezoluta thekson krizen politike ne vend, problemet me demokracine dhe gjyqesorin. “Rezoluta vajton krizen politike qe pasoi zgjedhjet parlamentare dhe po ashtu vajton faktin se me gjithe bisedimet me te fundit te mundesuara nga Bashkimi Evropian, perseri kerkohet konsensus dhe konsensusi nuk eshte arritur lidhur me menyren sesi duhet te trajtojme ceshtjen e hapur te zgjedhjeve te shkuara”, u shpreh Rama. Kryetari i Partise Socialiste ka paraqitur gjithe pikat e rezolutes se PE-se qe sipas tij flet per zhvillime negative ne vend. Sipas tij, pervec vizave nuk ka asnje pike tjeter pozitive per zhvillimin e vendit ne rezolute. Kreu i PS-se ka komentuar dhe miratimin ne Kuvend te ndryshimeve te rregullores per menyren e votimit te dekreteve te Presidentit. Ai i cilesoi ato te papranueshme duke theksuar se opozita do te rrezoje te gjitha ligjet e miratuara vetem me votat e mazhorances. “Ne do te zhbejme cdo ligj te padrejte qe kjo shumice, e dale jo nga vota e popullit por nga deformimi i saj, ka miratuar”, u shpreh Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Lidhur me deklaraten e kreut te grupit parlamentar te PPE, Daul bere dje ne Tirane, i cili mohon ekzistencen e nje draft-marreveshje, qe do te sillte kompromisin mes paleve shqiptare, jo pa ironi Rama tha se “Daul e kishte parashikuar qe 4 muaj me pare viziten ne Shqiperi dhe foli sikur gjerat te ishin si 4 muaj me pare. Foli ne emer te simotrave PPE sikur te ishte sivellai i Berishes”.
Pikat kritike sipas kreut te PS per rezoluten e PE
Zgjedhje arriten standardet nderkombetare, por nuk arriten rritjen e besimit ne procesin zgjedhor.
Marrja e statusit te vendit kandidat duhet te behet sipas kritereve te Kopenhagenit.
PE i bene thirrje Komisionit Evropian qe te verifikoje nese jane permbushur, gjate muajve te ardhshem, kriteret per heqjen e vizave.
Keqardhje qe nuk eshte gjetur nje marreveshje mes opozites dhe mazhorances per ngritjen e komisioni hetimor per zgjedhjet.
Duhet nje reforme gjitheperfshirese per arritjen e standardeve ne fushen e drejtesise.
Lufta ndaj korrupsionit mbetet nje sfide e madhe politike zbatimi i ligjit dhe ndjekja penale mbetet e dobet.
Rezoluta “pershendet vendimin e opozites per te marre pjese aktive ne punen e Parlamentit, por shpreh keqardhjen per faktin se, ne bisedimet e fundit te ndihmuara nga BE-ja, ende nuk kane sjelle konsensus lidhur me zgjedhjet e 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›