Berisha Me falni nese skeni pasur mbeshtetje
Kryeministri Sali Berisha ka qene mbreme ne darke ne qytetin e Shkodres ku mori pjese ne mbledhjen e radhes se Komitetit te Emergjences Civile. Ai ka kerkuar mirekuptimin e qytetareve qe nuk kane pasur mbeshtetjen e autoriteteve. U kerkoj te falur familjeve apo qytetareve qe mund te mos kene gjetur mbeshtetjen qe meritojne por kjo nuk ka ardhur ne asnje rast nga mungesa e ndjeshmerise. Natyrisht ne nje qytet qe erret Shkoder dhe gdhin Venecia nuk eshte kaq e thjeshte Hapesirat jane me te ngushta. Praktika eshte pak me ndryshe tha Berisha. Po keshtu edhe ne komuna por une mendoj se ritmi i shperndarjes se ndihmave eshte absolutisht nga me te shpejtit qe mund te behet. Sasia e tyre eshte nga me te medhate dhe ne jemi te vendosur qe ti pergjigjemi cdo thirrje dhe cdo qytetari aty ku ai eshte. Pasi falenderoi shtetet fqinje dhe organizatat e shumta qe kane dhene ndihma per Shkodren ai u beri thirrje qytetareve qe ujin ta pine te zier te pakten gjate ketyre 24 oreve kur do te rivihen ne pune pompat e furnizimit. Lutja dhe kerkesa ime per qytetaret e Shkodres eshte qe te pakten per 24 oret e para te mos e pine ujin pa e zier. Sigurisht qe edhe Ministria e Shendetesise do ta beje kete njoftim. Duhet te bejme gjithcka per te qene sa me mire per te shmangur cdo lloj problematike qe mund te shmanget. Nje nga keto eshte epidemia tha Berisha. Qeveria kerkon ndihme per Shkodren
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu tha dje ne nje takim me perfaqesues te KE-se qe te shikohet mundesia qe disa fonde nga programi IPA te rialokohen per te perballuar permbytjet e Shkodres. Per shkak te situates emergjente te krijuar ne zonen veriore te Shqiperise dhe vecanerisht ne Shkoder ne kemi qene ne kontakt te vazhdueshem me Komisionin. Ndoshta do te mund te diskutonim nese mund te gjejme mundesi te tjera per para nga programi IPA per tu rialokuar me qellim qe te ndihmojne per te kaluar keto veshtiresi ne pjesen veriore te Shqiperise ka deklaruar Bregu. Ndersa Marta Gracia Fidalgo shefja e njesise per Shqiperine e vuri theksin tek perdorimi eficient i tyre. Perdorimi i shendetshem i parave publike eshte shume i rendesishem. Ne duhet ti provojme Brukselit qe Shqiperia ka kapacitete per ti absorbuar dhe per ti perdorur me efikasitet fondet tona.