Rama Saliu e Jozefina mbyllen Kuvendin
Sot Saliu dhe Jozefina mbyllen Parlamentin per te mos u perballur me propozimin e opozites. Por faji i qeverise per permbytjen e Shqiperise qe nga Shkodra deri ne Vlore nuk mbulohet duke fikur dritat e salles se Parlamentit. Faji i qeverise per keto permbytje te perseritura nuk mbulohet as duke treguar me gisht nga Zoti qe na hodhi shume uje nga lart apo nga opozita qe nuk ul koken e nuk mbyll gojen. Te gjithe e kane kuptuar se kjo qeveri i ka lene ne balte. Ne te njejten kohe Rama iu pergjigj edhe kryeministrit per historine qe tregoi dy dite me pare teksa refuzoi oferten e PS-se. Saliu deshtoi. Pasi e la ne balte Shqiperine ngushellon shqiptaret me faktin qe ende skane vdekur. Ska si ndodh ndryshe kur qeveria vjedh votat. Skemi pasur asnje te vdekur thote kryeministri dhe tregon barcaleta ne vend qe te degjoje zerin e arsyes per shpetimin e Shqiperise nga permbytjet e nga rikenetizimi u shpreh Rama. Kreu i PS-se foli gjithashtu edhe per demshperblimin e te permbyturve. Demshperblimi eshte detyrim ligjor i pashmangshem te cilin qeveria do apo nuk do e merr apo nuk e merr persiper me fjale duhet ta realizoje me vepra. Sepse ata njerez kane te gjithe te drejten e zotit dhe te ligjit qe ta kerkojne kete pasi ajo qe ju ka ndodhur nuk ju ka ndodhur per shkak tjeter pervecse keqqeverisjes tha me tej Rama. Partia Socialiste vlereson se duhen rreth 130 milione dollare per te garantuar qe zonat e permbytura ne veri te vendit te mos jene me nen uje vitin e ardhshem. Sipas Rames ky fond mund te krijohet nga rishikimi i buxhetit te shtetit dhe kryesisht nga buxheti per Ministrine e Puneve Publike. Ne kemi nje total prej 13.02 miliarde lekesh qe garanton suksesin e ketij operacioni te organizuar e te realizuar gjate gjithe vitit te ardhshem dhe hap nje faze te shumevonuar te rindertimit te plote te themeleve te shkaterruara te territorit te ketij vendi duke parandaluar absolutisht cdo permbytje ne nivelin e reshjeve te ketij viti apo edhe me shume se ky nivel. Kjo eshte e verteta faktike e bazuar ne diskutime te thella me eksperte te fushes tha kreu i PS-se. Por sipas opozites ky operacion radikal e rehabilitues i infrastruktures se kullimit te ujerave duhet shoqeruar edhe me tre hapa te rendesishem qe ndikojne sot drejtperdrejt ne permbytjen e vendit dhe qe sipas tij jane dhenia fund e lojes se qeverise me shitblerjen e energjise studimi i sistemit te mbrojtjes nga permbytjet e menaxhimi i ujerave si dhe nje moratorium per mbrojtjen e pyjeve dhe lumenjve. Edi Rama akuzoi ashper zv.kryeministrin dhe ministrin e Ekonomise Ilir Meta per lojen e ekzekutivit me energjine. I duhet dhene fund lojes me fatet e njerezve e te prodhimit ne gjithe ultesiren e Shkodres duke grumbulluar uje ne liqenet e hidrocentraleve pa llogaritur demet ne rastet e shkaterrimit te tyre. Mjaft u sakrifikuan njerezit dhe ekonomia e tyre por edhe vete ekonomia kombetare nga loja e qeverise me shitblerjen e energjise. Ilir Meta si minister ekonomie duhet te jape llogari per kete loje qe perseri e permbyti madje me keq se asnjehere ultesiren veriperendimore. Po edhe per manovren me te fundit me cmimin e shitjes se energjise nga ana e KESH-it e cila mban ere shume te keqe vijoi me tej Rama.