E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Metes: Jo komitet per "Dushkun"

Berisha permendi si mjaft pozitive, miratimin e ndryshimeve te Kushtetutes ne bashkepunim me opoziten ndersa reagoi per krijimin e Komitetit Kombetar te Shpetimit te Kushtetutes, te krijuar nga LSI, PSD, PAD, PDS, LZHK, Petro Koci, si dhe analistet e njohur, duke thene se "eshte fatkeqesi kur krijohet mbrojtja e komitetit te Dushkut". Nderkohe qe Meta eshte shprehur per ndryshimet ne Kushtetute. "Ky komision ka bere nje pune mjaft te mire ne kuader te integrimit te Shqiperise ne strukturat euroatlantike", theksoi Meta. Sipas tij, synimi i punes ne kete komision ka qene gjithnje per te lidhur me shume marreveshjen me grupet e interesit. "Falenderoj Prezencen e OSBE-se per projektin ne mbeshtetje te Parlamentit dhe Komisionit te Integrimi. Synimi ka qene gjithmone per te lidhur me shume MSA-ne me grupet e interesit," tha Meta. Ai mori pjese ne konference pavaresisht pranise se kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, por dhe Kryeministrit Sali Berisha. Qe prej kohesh, ai i ka shpallur si armiq te Kushtetutes dhe kane shkaktuar puc ndaj saj, duke e ndryshuar me qellimin e vetem per te forcuar pushtetin e tyre. Te pranishem ne konferencen e djeshme ishin deputete te ndryshem te Kuvendit, perfaqesues te trupit diplomatik si dhe anetare te kabinetit qeveritar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›