E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rama, replika per kartat e identitetit

Sali Berisha - Me opoziten na ndajne 1100 ceshtje programore, por na bashkojne te gjitha parimet e medha te shtetit te se drejtes dhe te projektit per integrimin ne NATO dhe BE.

Edi Rama - Opozita nuk mund te jete dakord per gjendjen ekonomike ku ndodhet vendi, per cilesine e qeverisjes, por duhet te jete nje force qe ndikon pozitivisht ne procesin e integrimit.

Edi Rama - Ne mbetemi shume te shqetesuar, koha iken, ne tenderin e kartave te identitet pati nje nderhyrje flagrant kur procedurat kishin filluar dhe nje rezultat te kompromentuar nga kjo nderhyrje. Sot e gjithe diten, ne nuk dime kur do te filloje, sa do te zgjate, si do te realizohet dhe si do te behet e mundur shperndarja e kartave te identitetit per cdo qytetar te Shqiperise, nga qendra e Tiranes deri ne malet me te largeta.

Sali Berisha - Asnje ndryshim nuk eshte bere si vullnet i qeverise, por mbi bazen e sugjerimit te nje kompanie qe ka ndihmuar 20 qeveri ne kompletimin e ketij procesi

E ftoj zotin Rama te marre ne dore dosjen e ketij tenderi. Nuk ka qene i lehte, ndaj eshte shtyre nga qeverite e meparshme.

Edi Rama - As une dhe as deputetet e mi nuk merren me dosje. Me dosjen le ta leme te merret ne paqe Prokuroria, por shqetesimi im dhe i gjithe popullit shqiptar eshte qe ne zgjedhjet e ardhshme te votojne me kartat e identitetit. Ne nuk kemi asnje predispozite te pranojme nje proces zgjedhor pa karta identiteti ne nje kohe qe nderkombetaret presin qe zgjedhjet te jene me standarde.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›