E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Minatoret ne pension ne moshen 55-vjeccedilare

Kryeministri Sali Berisha, në një ceremoni në 22 vjetorit të grevës së përgjithshme të Sindikatave të Pavarura, i vlerësoi ato si ndërtuese të historisë së lirisë së shqiptarëve.

"Greva e Sindikatave ishte e para në historinë e Shqipërisë dhe gjunjëzoi regjimin diktatorial", u shpreh Kryeministri në fjalën e tij. Gjatë ceremonisë Berisha premtoi se në mandatin e ardhshëm do të vijohet me rritjen e pagave dhe pensioneve, reformave në shumë sektorë, ndërsa deklaroi se propozimi i sindikatave për daljen në pension të minatorëve në moshën 55-vjecare do të bëhet realitet. Berisha sulmoi sërish opozitën, duke e akuzuar atë se ka bllokuar integrimin e vendit, por edhe kanë tentuar të bllokojnë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe liberalizimin e vizave. / Top ChannelZgjedhjet 2013
“KQZ të jetë e pavarur”
PE, shqetësim për KQZ-në
Fleta e votimit, PS nr 29, PD nr 43

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›