Berisha Mirenjohje kishes per identitetin kombetar
Në kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar është mbajtur sot në Tiranë konferenca “Roli i kishës katolike për Pavarësinë”. I pranishëm në këtë aktivitet kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar rolin atdhetar të kishës katolike për pavarësinë e vendit tonë dhe shprehu mirënjohjen për veprën e pavdekshme të kishës katolike dhe për të gjithë ata që u martirizuan për vlerat humane.
Kryeministri Berisha vlerësoi rolin atdhetar të kishës për ruajtjen e identitetit kombëtar, me librat e parë të cilët formësuan gjuhën me fjalët e Zotit, si edhe kontributin e Dom Nikollë Kaçorrit, At Gjergj Fishtës dhe klerikëve të tjerë, të cilët sipas tij u bënë avokatët më të fuqishëm për njohjen e shtetit shqiptar.
Në fund të fjalës së tij kryeministri në urimin për 100 vjetorin tha: “s’mund të kemi urim tjetër veçse paqe, liri në progres dhe të realizojmë projektin e madh, të bashkohemi si një komb në Europën e Bashkuar.