E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon stafin e projektit Albanian Excellence

Kryeministri Sali Berisha priti në një takim stafin e projektit Albanian Excellence, që ka botuar një libër me 100 histori suksesi të shqiptarëve në botë. Kryeministri, përgëzoi ideatorët e këtij projekti, duke u shprehur se është ora globale dhe aty ku japin më shumë qytetarët e këtij planeti, aty kanë të drejtë të shpalosin dhe potencialin e tyre, por fakti që mbajnë lidhje me vendin e origjinës është shumë pozitiv. Ne synojmë të mbështesim 'excellencët' shqiptarë dhe qeveria është e gatshme të përpunojë mekanizmat në këtë drejtim", u shpreh Kryeministri . Kryeministri i qeverisë i njohu të pranishmit me ecurinë e vendit vitet e fundit sidomos me arritjet në fushën ekonomike, në arsim, shkencë, etj. ideatorja projekti, Flora Nikolla, i dhuroi kryeministrit Berisha librin "Albanian Excellence 2012-100 histori suksesi në 100-vjetorin e Pavarësisë" dhe skulpturën e përgatitur me këtë rast.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›